KQZ diskuton me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjdhjeve për ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës

02/12/2024

Prishtinë, 2 dhjetor 2024 – Gjatë ditës së hënë, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve organizuan një takim të përbashkët me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, me të cilët u diskutuan çështje të ndryshme në kuadër të përgjegjësisve ligjore.

Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe ecuria e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjithashtu, në këtë tryezë të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u diskutua edhe për zbatimin e planit të punës së KQZ-së për vitin 2024 dhe planifkimet për vitin e ardhshëm.

Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve janë zyrtar të përhershëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në komunat e Republikës së Kosvës. Gjatë procesit zgjedhor, të njëjtit kryesojnë Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunat përkatëse dhe që kanë për detyrë të administrojnë zgjedhjet brenda atyre kmunave, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së.