Konferenca e tretë – KQZ: Njoftim lidhur e ecurinë e procesit të votimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

21/04/2024

Prishitnë, 21 prill 2024 – 15:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë konferecë u bë e ditur se procesi i votimit është duke vazhduar dhe se Qendrat e Votimit janë të hapura për të pritur qytetarët me të drejtë vote.

Në këtë konferencë, u prezantuan edhe të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në këto katër komuna. Numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Leposaviq 122 votues, në Zubin Potok 17, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 64 votues.

KQZ u bënë thirrje të gjitë qytetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.

– – –

Konferenca e tretë e KQZ-së mbahet në orën 19:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe ecuria e procesit të votimit.