Konferenca e dytë, KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.30%
14/02/2021

Prishtinë, 14 shkurt 2021, 11:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë në Ditën e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se duke u mbështetur në informacionet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem.
“Duke u mbështetur në të dhënat nga qendrat e votimit, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30 % apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues”, njoftoi Daka. Ajo shtoi se deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 9.64% apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.