Betohen dhjetë anëtarët e rinj të KQZ-së

20/05/2025

Prishtinë, 19 – 20 maj 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, emëroi dhjetë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.

Anëtarët e KQZ-së u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale.