Konferenca e pestë – KQZ: Rezultatet preliminare po vazhdojnë të publikohen online

17/10/2021

 

Prishtinë, 17 tetor 2021, 23:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e pestë dhe të fundit për ditën e Zgjedhjeve Lokale 2021.

Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi falënderoi mediat për angazhimi e tyre gjatë gjithë ditës duke raportuar nga vendvotimet gjithandej Kosovës, ndërsa ftoi mediat që t’i referohen ueb faqes së KQZ-së, zgjedhjet2021.org, ku janë duke u shfaqur rezultatet preliminare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike për Kuvende Komunale.

“Gjithashtu, dua të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, se këto janë vetëm rezultate preliminare. Rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave me nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, tha Elezi.