Takime informues me votuesit me nevoja të veçanta në Drenas, Podujevë dhe Suharekë
Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve të komunave, Drenas, Podujevë dhe Suharekë organizuan më 7 dhe 8 nentor takime informuese me organizatën HANDIKOS. Qëllimi i takimeve ishte që votuesit me nevoja të veçanta të informohen saktë mbi procesin zgjedhor, për t’u siguruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje në votime.
Në këto takime u diskutuan tema të rëndësishme si informatat për caktimin dhe ndërrimin e qendrave të votimit, qasja fizike në qendrat e votimit, materialet zgjedhore në formate të përshtatshme, asistenca gjatë votimit dhe përfshirja aktive e grupeve të margjinalizuara në proceset zgjedhore. Gjithashtu, u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës dhe përdorimin e teknologjisë informative për lehtësimin e procesit të votimit.
Takimet shënuan një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes dhe përfshirjes së votuesve me nevoja të veçanta në zgjedhje, duke i kontribuar një procesi zgjedhor më gjithëpërfshirës dhe të drejtë.