Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit

02/12/2022

Prishtinë, 2 dhjetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme per Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit, si në vijim:

SUBJEKTET POLITIKE ZVEÇAN LEPOSAVIQ
 
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 16 kandidatë 4 kandidatë
LËVIZJA VETËVENDOSJE 10 kandidatë 2 kandidatë
PARTIJA KOSOVSKIH SRBA / 20 kandidatë

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022.