Mbahet faza e parë e programit trajnues për Zgjedhjet Lokale 2021

29/09/2021

 

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur fazën e parë të programit të trajnimit.

Programi i trajnimit për 260 trajnerët, të cilët do të angazhohen në të gjitha komunat e Kosovës, është zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Ky program është orientuar në disa tema:

– Trajnimi për procedurat e votimit dhe numërimit;

– Trajnimi për procedurat e votimit të personave me nevoja të veçanta; dhe

– Trajnimi për pranimin dhe dorëzimin e materialit zgjedhor.

Trajnerët të cilët kanë përfunduar këtë program trajnimi, në një fazë të mëvonshme, do të përgatisin anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Programi i trajnimit, i zhvilluar nga data 24 deri më 26 shtator, është mbajtur në Akademinë Policore të Kosovës, e cila ka dhënë në shfrytëzim sallat e trajnimit.