Njoftim lidhur me akreditimin e mediave

07/11/2021

 

Prishtinë, 6 nëntor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha mediat se është duke vazhduar të pranojë aplikimet për akreditim për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Afati shtesë përfundon të hënën, më 8 nëntor.

Mediat të cilat janë akredituar, nuk kanë nevojë të aplikojnë sërish, pasi vlen akreditimi i zgjedhjeve të raundit të parë;

Mediat të cilat janë akredituar, mund të dorëzojnë kërkesën për akreditim shtesë;

Mediat të cilat nuk janë akredituar në raundin e parë, mund të aplikojnë për t’u akredituar për raundin e dytë;

Procedura e aplikimit mbetet e njëjtë. Të gjithë formularët dhe hapat e aplikimit i gjeni të detajuara këtu: https://localhost/kqz/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Vetëm mediat e akredituara mund të përcjellin procesin e votimit dhe procedurave tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sqarim shtesë: Mediat nga jashtë Republikës së Kosovës mund të paraqesin aplikikimin e tyre përmes e-mailit.