Njoftim nga mbledhja e 33-të e KQZ-së

21/05/2025

Prishtinë, 21 maj 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 33-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për lirimin e 3,716 kutive të votimit, në të cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese të ndryshme zgjedhore që përfshijnë periudhën 2014 – 2021. Sipas vendimit të KQZ-së, materiali zgjedhor që ndodhet në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendoset në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar. Zbatimi i këtij vendimi do të lirojë edhe hapësirën e depos së KQZ-së me qëllim të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen gjatë këtij viti. Sipas të dhënave, kutitë e votimit i përkasin proceseve të ndryshme zgjedhore, lokale dhe parlamentare, të zhvilluara gjatë viteve 2014 (380 kuti), 2017 (614 kuti), 2019 (761 kuti) dhe 2021 (1,961 kuti).

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm.

Emri i subjektit politik Shuma

e gjobës

Pagesa

e gjobës

Mbetja

e borxhit

Lëvizja VETËVENDOSJE! 212,500 € Nuk ka paguar! 212,500 €
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 144,500 € Nuk ka paguar! 144,500 €
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 136,600 € 65,000 € 71,600 €
AAK – NISMA 72,300 € Nuk ka paguar! 72,300 €
Slobodu, Pravdu i Opstanak 3,500 € Nuk ka paguar! 3,500 €