Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim Avokatin e Popullit, Qelaj
Prishtinë, 17 janar 2025 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj dhe Zevendësen e Avokatit, znj. Majlindë Sinani Lulaj.
Temë kryesore e këtij takimi ishte përgatitja e procesit zgjedhor dhe mundësimi i ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë qytetarët me të drejtë vote në Republikën e Kosovës.
Kyesuesi Radoniqi njoftoi Avokatin e Popullit, Qelaj, për veprimet e ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedheve, që çdo qytetar me të drejtë vote të përfshihet në procesin zgjedhor.
Radoniqi kujtoi se KQZ, përveç organizimit të votimit në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve do të angazhojë ekipet mobile përmes të cilave do të mundësohet votimi i personave me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre dhe se procesi i regjistrimit online është duke vazhduar.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për inkurajimin e pjesëmarrjes së barabartë gjinore në trupat zgjedhore siç janë edhe Këshillat e Vendvotimeve.