KQZ vazhdon programin e trajnimit për trupat zgjedhore

18/01/2025

Prizren, 17 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me programin e trajnimit për trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, ky program ka për qëllim t’i përgatisë tafin dhe trajnerët me njohuritë adekuate për:
• procedurat zgjedhore, detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e trajnerëve në procesin zgjedhor;
• procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim;
• rolin, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit;
• procedurat për votimin me kusht dhe votimin e personave me nevoja dhe rrethana të veçanta;
• procedurat e votimit jashtë vendit;
• numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit;
• roli, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të numëruesve në QKN;
• procedurat e paketimit të materialit zgjedhor dhe dorëzimin e tyre.