KQZ pjesëmarrëse në konferencën: “Votimi nga jashtë vendit – rruga përpara!”
Tiranë, 19 tetor 2023 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, mori pjesë në konferencën e organizuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me prezencën e OSBE-në në Tiranë
“Votimi nga jashtë vendit – rruga përpara!”, ishte tema qëndrore e kësaj konference në të cilën morën pjesë i ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ambasadori Luigi Soreca, Përfaqësuesja Politike e Ambasadës së SHBA-së, zj. Allison Dyess, Ambasadorja e Zvicrës, zj. Ruth Huber, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, përfaqësues të trupave zgjedhore të rajonit, përfaqësues të partive politike, të organizatave të diasporës shqiptare, organizatave joqeveritare vendase dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Në mesin e panelistëve ishte edhe kryetari Radoniqi, i cili prezantoi përvojën e Republikës së Kosovës lidhur me votimin jashtë vendit, aspektet ligjorë gjatë proceseve të kaluara zgjedhore dhe ndryshimet e fundit ligjore.
Duke folur për ndryshimet e fundit ligjore që përfshijnë edhe votimin jashtë vendit, Radoniqi njoftoi të pranishmit se KQZ me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Kosovë është duke zhvilluar një platform me module të integruara për pothuajse të gjitha operacionet zgjedhore, ku përfshihet edhe aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.