KQZ-ja cakton lartësinë e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike parlamentare për vitin 2023

19/01/2023

Prishtinë, 19 janar 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e dytë për vitin 2023, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023. Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,200,000.00 €.

FONDI PËR MBËSHTETJEN E SUBJEKTEVE POLITIKE PËR VITIN 2023
EMRI I SUBJEKTIT POLITIK NUMRI I ULËSEVE SHUMA PËR

SUBJEKTIN POLITIK

SHUMA PËR SHPENZIME TË DEPUTETEVE SHUMA TOTALE PËR SUBJEKTET POLITIKE
Lëvizja VETËVENDOSJE! 58 1,827,000.00 € 230,000.00 € 2,030,000.00 €
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 19 598,500.00 € 66,500.00 € 665,000.00 €
LIDHJA DEMOKATIKE E KOSOVES 15 472,500.00 € 52,500.00 € 525,000.00 €
SRPSKA LISTA 9 283,500.00 € 31,500.00 € 315,000.00 €
G. I. ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 8 252,000.00 € 28,000.00 € 280,000.00 €
KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ 2 63,000.00 € 7,000.00 € 70,000.00 €
KOALICIJA VAKAT 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
ROMANI INICIYATIVA 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS 1 31,500.00 € 3,500.00 € 35,000.00 €
Total 120 3,780,000.00 420,000.00 4,200,000.00

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit për informim publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe zgjedhjet e parakojshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Në këtë plan, janë të përfshira të gjitha fazat e parapara të procesit zgjedhor.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Pejë.