Periudha e aplikimit të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut

27/10/2020

Prishtinë, 27 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00.

Të gjitha informacionet e detajuara për këtë periudhë janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së

Njoftim shtesë: Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim:

  1. Naim Fetahu
    Partia Demokratike e Kosovës – PDK
  1. Nexhmi Rudari
    Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
  2. Shpejtim Bulliqi
    Lëvizja Vetëvendosje!