Njoftim për numërimin e votave të kanddiatëve për deputetë: Numërohen 2,471 vendvotime nga 2,533
21/02/2025

Prishtinë, 21 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.
Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.
Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave.
