Kryesuesi Radoniqi priti në takim shefen e Zyrës ndërlidhëse greke, Vakali
31/01/2025

Sot, kryesuesi i KomisioniQendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali.
Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi njoftoi znj. Vakali për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjithashtu, Radoniqi bëri të ditur se KQZ po kryen përgatitjet e fundit para ditës së zgjedhjeve, e cila do të mbahet pas më pak se dhjetë ditësh.