UDHĖZIM ADMINISTRATIV NR. 01/2010 Mbi caktimin e shpenzimeve tė reprezentacionit pėr anėtarėt e KQZ-sė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Nė bazė tė autoritetit tė dhėnė me Ligjin nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme, si dhe Udhėzimin Administrativ tė Zyrės sė Kryeministrit nr. 01/2008 “Pėr caktimin e shpenzimeve tė reprezentacionit pėr zyrtarėt e institucioneve tė Republikės sė Kosovės”, nxjerr kėtė Udhėzim Administrativ: Neni 1 Qėllimi 1.1 Ky Udhėzim Administrativ u siguron anėtarėve tė KQZ-sė, Kryeshefit Ekzekutiv dhe Drejtorėve tė Departamenteve tė Sekretariatit tė KQZ-sė (nė tekstin e mėtejmė: Shfrytėzuesit) procedurat pėr caktimin dhe pėrdorimin/shfrytėzimin e mjeteve tė reprezentacionit pėr aktivitetet e tyre zyrtare dhe operative nė kuadėr tė pėrgjegjėsive tė tyre. 1.2 Ky Udhėzim Administrativ synon caktimin e lartėsisė sė shpenzimeve tė reprezentacionit pėr shfrytėzuesit, pėrdorimin dhe shfrytėzimin ekonomik dhe efikas tė tyre. 1.3 Pėr qėllime tė kėtij Udhėzimi “Shpenzime tė reprezentacionit” do tė thotė tė gjitha shpenzimet qė bėhen me rastin e kryerjes sė punėve dhe detyrave siē janė drekat apo darkat me delegacione tė ndryshme, pijet gjatė takimeve tė ndryshme, si dhe dhuratat e rastit nė pajtim me legjislacionin nė fuqi. Neni 2 Caktimi i lartėsisė sė shpenzimeve a) 2.1 Shfrytėzuesve tė reprezentacionit si nė pikėn 1.1 tė kėtij Udhėzimi u caktohet vlera e shpenzimeve tė reprezentacionit si nė vijim: a) Kryetarit tė KQZ-sė deri nė 150 (njėqindepesėdhjetė ) Euro nė muaj; b) Anėtarėve tė KQZ-sė deri nė 80 (tetėdhjetė) Euro nė muaj; c) Kryeshefit Ekzekutiv tė SKQZ-sė deri nė 100 (njėqind) Euro nė muaj; d) ZV i Kryeshefit Ekzekutiv tė SKQZ-sė deri nė 40 (dyzetė )Euro nė muaj; e) Drejtorėve tė Departamenteve tė SKQZ-sė deri nė 40 (dyzetė) Euro nė muaj Neni 3 Pėrdorimi i shpenzimeve tė reprezentacionit