Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Nė mbėshtetje tė nenit 139 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nė pajtim me nenin 63.7, me nenin 128.1 tė Ligjit Nr. 03/L-073 pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, nenin 3.7 tė LSHCK-sė, Aktgjykimin e Gjykatės Kushtetuese Nr. KO73/16, nenin 17 tė Rregullores sė Punės sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, si dhe nenin 37 tė Rregullores pėr Organizimin e Brendshėm dhe Sistematizimin e vendeve tė punės nė Sekretariatin e KQZ-sė, Nr. 01/2017, nxjerr: RREGULLORE NR. 04 / 2017 PĖR AVANCIMIN NĖ KARRIERĖ DHE TRANSFERIMIN E NEPUNĖSVE NĖ SEKRETARIATIN E KOMISIONIT QENDROR TĖ ZGJEDHJEVE KAPITULLI I DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME Neni 1 Qėllimi Kjo Rregullore pėrcakton kriteret dhe procedurat pėr avancimin e nėpunėsve nė Sekretariatin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (tani e tutje Sekretariati), si dhe transferimin e tyre brenda dhe jashtė institucionit. Neni 2 Fushėveprimi Dispozitat e kėsaj rregulloreje zbatohen nė tė gjitha rastet e avancimit dhe transferimit tė stafit tė SKQZ-sė nga njė pozitė me e ulėt nė pozitė me tė lartė funksionale ose nga njė gradė me e ulėt nė njė gradė me tė lartė brenda sė njėjtės kategori funksionale, si dhe nė tė gjitha rastet e transferimit tė stafit tė Sekretariatit brenda apo jashtė institucionit, nė pėrputhje me procedurėn dhe kriteret e pėrcaktuara. KAPITULLI II PROCEDURAT DHE KRITERET E AVANCIMIT 1 Neni 3 Ngritje nė detyrė me avancim 1. Nė rastet kur njė vend i lirė i punės nė kategorinė drejtuese, profesionale dhe administrative, nuk plotėsohet nėpėrmjet procedurės se transferimit apo lėvizjes paralele, njėsia e personelit shpall procedurėn e ngritjes nė detyrė pėrmes avancimit. 2. Plotėsimi i vendeve tė lira me procedurėn e ngritjes nė detyrė ėshtė i hapur pėr nėpunėsit e Sekretariatit tė njė kategorie mė tė ulėt, nė tė njėjtėn njėsi apo brenda Sekretariatit, dhe qė plotėsojnė minimalisht kushtet e pėrcaktuar me nenin 20 tė kėsaj rregulloreje. Neni 4 Kėrkesa pėr ngritje nė detyrė me avancim 1. Kėrkesa pėr inicimin e procedurės pėr plotėsimin e pozitės sė lirė tė punės pėrmes avancimit tė stafit, bėhet nga udhėheqėsi i departamentit, pėrkatėsisht njėsisė organizative, dhe dėrgohet pėr aprovim tė Kryeshefi Ekzekutiv, duke plotėsuar formėn e kėrkesės (Forma. KQZ-A-01 ). 2. Shpallja pėr avancim pėr pozitėn e lirė tė punės bėhet pėrmes konkursit tė brendshėm nga Personeli brenda SKQZ-sė nė vendet e pėrshtatshme nė stendat e informimit tė publikut, ku kanė qasje tė gjithė nėpunėsit, si dhe nė ueb faqen e KQZ-sė. 3. Konkursi duhet tė jete i hapur se paku 5 (pesė) ditė pune nga dita e publikimit. 4. Nėse nė pozitėn e lirė aplikojnė me pak se dy kandidatė, me pėlqimin paraprak tė Kryeshefit Ekzekutiv, shpallja e konkursit tė brendshėm vazhdohet edhe pėr 2 (dy) ditė pune. 5. Nė rast se edhe pas vazhdimit tė konkursit nuk aplikojnė me shume se 1 (njė) kandidat, komisioni pėrzgjedhės vazhdon me procedurėn e avancimit edhe me njė kandidat, nėse plotėsohen kriteret e selektimit dhe pėrzgjedhjes sipas konkursit tė brendshėm. Neni 5 Pėrmbajtja e konkursit pėr avancim 1. Konkursi duhet tė pėrmbajė: 1.1. njėsinė organizative nė tė cilin gjendet pozita e lirė e punės, 1.2. titullin e vendit tė punės, 1.3. numrin e vendeve tė planifikuara pėr tė cilat do tė bėhet avancimi, 1.4. shenjen e klasifikimit tė vendit tė punės, 1.5. pėrshkrimin e pėrgjithshėm tė punės pėr tė cilin do tė zhvillohet konkurrimi, 1.6. kriteret e vendit tė punės, 1.7. dokumentet qė duhet tė dorėzohen dhe mėnyrėn e dorėzimit tė tyre dhe 1.8. vendin ku mund tė merren kėrkesat pėr aplikim. 2 2. Te gjitha shpalljet pėr avancim duhet tė pėrmbajnė shėnimin: "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundėsi tė barabarta tė avancimit pėr tė gjithė nėpunėsit e SKQZ-sė dhe mirėpret aplikacionet nga tė gjithė nėpunėsit, dhe se komunitetet joshumicė dhe pjesėtarėt e tyre kanė tė drejtė pėr pėrfaqėsim tė drejtė dhe proporcional nė tė gjitha strukturat dhe njėsitė organizative tė KQZ-sė". 3. Aplikacionet e dorėzuara pas afatit tė paraparė nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara refuzohen. 4. Vetėm kandidatėt e pėrzgjedhur nė listėn e ngushtė do tė kontaktohen. 5. Nė pėrputhje me kėtė nen pėr shpallje tė rekrutimit pėrdorėt Formulari, Forma. KQZ-A -02. Neni 6 Komisioni i Ngritjes nė Detyrė 1. Vlerėsimi i kandidatėve pėr ngritjen nė detyrė realizohet nga Komisioni i Ngritjes nė Detyrė (tutje: Komisioni i testimit), i cili duhet tė jetė i balancuar sipas gjinisė dhe multietnik, si dhe tė kėtė jo me pak se 3 anėtarė nė pėrbėrje, tė cilėt kanė pozita me tė larta se pozita qė duhet rekrutuar. 1.1. Njė anėtar i komisionit duhet tė jete udhėheqėsi i departamentit/Njėsisė nė tė cilin do tė punojė zyrtari i cili do avancohet. Nė rast se kemi tė bėjmė me plotėsimin e vendit tė punės se udhėheqėsit tė departamentit/njėsisė pėrkatėse pėrmes ngritjes nė detyrė, anėtar i komisionit duhet tė jetė Kryeshefi Ekzekutiv dhe dy anėtarė tė pozitave ekuivalente. 1.2. Anėtari i dytė dhe i tretė i komisionit mund tė vijnė nga departamentet/njėsitė e tjera tė Sekretariatit, me aftėsi dhe njohuri nė fushėn e pozitės sė lirė. 2. Anėtarė tė Komisionit testues mund tė emėrohen edhe nga jashtė, nėse ekziston nevoja, pėr arsye tė pėrvojės menaxheriale dhe profesionale apo pėr ekuilibėr gjinor apo etnik, si dhe tė pozitės me tė larte se pozita qė duhet rekrutuar, nė rastet kur Komisioni nuk mund tė emėrohet sipas paragrafit 1.2 tė kėtij neni. 3. Procedura e avancimit vėzhgohet nga udhėheqėsi i personelit . Roli i anėtarit tė Personelit ka tė bėjė me garantimin e pėrputhjes sė procesit tė pėrzgjedhjes me rregullat dhe procedurėn nė fuqi. 4. Komisioni i testimit pėr secilin rast themelohet me vendim tė posaēėm tė Kryeshefit Ekzekutiv, duke marre parasysh dispozitat e kėsaj rregulloreje. 5. Komisioni testues ėshtė pėrgjegjės pėr zhvillimin e procedurės se avancimit dhe propozimin pėr avancim pėr kandidatin e suksesshėm. KAPITULLI III PROCEDURA E KONKURRIMIT PĖR AVANCIM 3 Neni 7 Organizimi i testimit me shkrim dhe me gojė 1. Komisioni i testimit pėrgatit testet me shkrim dhe vendos pėr pyetjet, tė cilat do t'u parashtrohen kandidatėve gjatė intervistės me shkrim dhe me gojė. 2. Komisioni i testimit gjatė testimit me shkrim dhe intervistės me gojė, bazohet nė sistemin e notimit tė pėrcaktuar me nenet 16 dhe 20 tė kėsaj rregulloreje, paraqitur nė Forma KQZ-A-7 ose Forma KQZ -A-7a. 3. Komisioni i testimit vendos pėr rolet dhe pėrgjegjėsitė e anėtarėve tė saj gjatė procedurės sė testimit me shkrim dhe intervistės me gojė. Anėtarėve tė Komisionit tė testimit u sigurohet njė Formular, Forma. KQZ-A-07 dhe Forma. KQZ -A-7a pėr pėrdorimin e kritereve tė pėrcaktuara tė pėrzgjedhjes pėrfundimtare, tė cilat pėrfshijnė notėn pėr secilin kriter, nė maksimum deri nė 100 pikė. Neni 8 Rregullat pėr procedurėn e testimit me shkrim 1. Testi me shkrim mbahet nė rast tė avancimit nga: 1.1. njė kategori nė kategorinė me tė lartė funksionale dhe 1.2. Nėse pozita e lirė ėshtė dy gradė me e lartė se sa gradat e nėpunėsve tė cilėt kanė aplikuar pėr avancim brenda tė njėjtės kategori funksionale. Neni 9 Fazat e procedurės se avancimit 1. Procedura e konkurrimit pėr avancim zhvillohet nė dy faza: 1.1. Verifikimi paraprak, i cili ka pėr qėllim tė verifikojė nėse kandidatėt plotėsojnė kėrkesat e pėrcaktuara nė shpalljen pėr avancim; 2. Vlerėsimi i kandidatėve. 3. Komisioni i testimit, nė bazė tė dokumentacionit tė paraqitur, jo mė vonė se 5 (pesė) dite pune nga data e mbylljes sė pranimit tė tyre, bėn verifikimin paraprak tė kandidatėve, qė pėrmbushin kėrkesat e pėrcaktuara nė shpalljen pėr avancim. 4. Komisioni i testimit, nė pėrfundim tė verifikimit, sipas pikės 2 tė kėtij neni, pėr kandidatėt tė cilėt plotėsojnė kėrkesat e pozicionit tė punės, bėn renditjen nė njė listė sipas rendit alfabetik. 5. Kandidatėt qė nuk plotėsojnė kėrkesat e pėrcaktuara nė shpalljen pėr avancim, renditen nė njė listė tė veēantė, nė tė cilėn tregohen edhe arsyet e mosplotėsimit tė kėtyre kėrkesave. Lista administrohet nga personeli dhe nuk bėhet publike. Kandidatėt qė nuk janė kualifikuar njoftohen nga personeli. 4 Neni 10 Kriteret pėr pėrfshirjen nė listėn e ngushtė 1. Anėtarėt e Komisionit testues vlerėsojnė aplikacionet nė bazė tė kritereve nė vijim: 1.1 Arsimi dhe kualifikimi profesional, qė konsiston nė vlerėsimin e jetėshkrimit tė kandidatėve, vlerėsimin e arsimimit, vlerėsimin e trajnimeve, tė lidhura me fushėn, si dhe vlerėsimet e arritjeve vjetore; 1.2 Pėrvoja e punės qė konsiston nė pėrvojėn pėrkatėse dhe pėrvojėn menaxheriale, varėsisht nga pozita e klasifikuar e punės; 1.3 Elementet e tjera tė meritės. 2. Secili anėtar vlerėson kandidatin nė secilin kriter. Numri maksimal i secilit kriter ėshtė 20 pikė. Totali i pikėve tė vlerėsimit tė kandidateve pėr pėrfshirje nė listėn e ngushtė ėshtė 80, tė cilat ndahen pėrkatėsisht, ndėrsa minimumi pėr selektimin e kandidatit nė procedurat e mėtejme tė testimit ėshtė 60 pikė. 3. Kandidatėt tė cilėt nuk arrijnė numrin minimal tė pikėve pėrjashtohen nga fazat e tjera tė avancimit. 4. Nė pėrputhje me kėtė nen, pėrdoret Formulari, Forma. KQZ-A-05. Neni 11 Finalizimi i listės se ngushte tė kandidateve 1. Komisioni testues duhet tė pėrgatisė njė liste tė ngushtė prej se paku dy kandidatėve. Nėse paneli nuk mund tė identifikojė se paku dy kandidatė adekuat pėr pėrfshirjen e listėn e ngushtė, afati shtyhet edhe pėr dy ditė tė tjera pune. 2. Pas shtyrjes se afatit, Komisioni testues bėn pėrzgjedhjen edhe me njė kandidat adekuat i cili plotėson kriteret e konkursit. Neni 12 Raporti mbi pėrgatitjen e listės sė ngushtė 1. Kryesuesi i Komisioni testues pėrgatit njė raport tė ngushte me shkrim pėr personelin, nė tė cilin pėrshkruan rezultatin e listės se ngushtė, ku rendit emrat e personave, tė cilėt janė pėrfshirė nė tė dhe pėrshkruan ēfarėdo ēėshtje, tė cilat ai ose ajo mendon se duhet t'i bėhen tė ditura personelit. 2. Raportit i bashkėngjitet njė shtojcė, e cila pėrmban si vijon: 2.1 Aplikacionet e dorėzuara nga kandidatėt e pėrfshirė dhe tė pėrjashtuar nga lista e ngushtė; 2.2 Raportin mbi pikėt pėrmbledhėse, tė cilat i janė dhėnė secilit kandidat gjatė pėrgatitjes se listės se ngushtė ( Forma. KQZ-A-05a); 2.3 Listėn pėrfundimtare tė kandidatėve, tė cilėt do tė testohen gjatė pėrzgjedhjes finale. 5 Neni 13 Njoftimi i kandidatėve tė listės sė ngushtė Kandidatėt tė cilėt janė pėrzgjedhur nė listėn e ngushtė njoftohen brenda 3 ditėve dhe ftohen tė marrin pjesė nė fazat e tjera tė procesit tė pėrzgjedhjes (Forma.KQZ-A-06). Neni 14 Testimi i kandidatėve 1. Testimi i kandidatėve tė cilėt janė pėrfshirė nė listėn e ngushtė, bėhet brenda dhjetė (10) ditėve kalendarike pas marrjes sė listės sė shkurtėr pėrfundimtare. 2. Testimi i kandidatėve bėhet pėrmes testimit me shkrim dhe me gojė. Testimi me gojė mbahet vetėm pėr kandidatet, tė cilėt kane kaluar testimin me shkrim. 3. Kandidatėt tė cilėt nuk marrin pjesė nė testimin me gojė, konsiderohen se janė tėrhequr nga konkurrimi dhe tė drejtat e tyre si kandidatė tė listės se ngushtė, si dhe pikėt e fituara nė testimin me shkrim, nuk merren parasysh. Neni l5 Pėrmbajtja e testimeve me shkrim dhe vlerėsimi 1. Komisioni testues, 24 (njėzetekatėr) orė pėrpara zhvillimit tė fazės se vlerėsimit tė kandidatėve, pėrgatit pyetjet pėr testimin e fushės se njohurive, tė aftėsive e tė cilėsive tė shpallura sipas konkursit tė publikuar. 2. Testimi me shkrim pėr kandidatėt, varėsisht nga kriteret e pėrcaktuara , pėrmban 2 ese, 3 pyetje dhe njė tekst pėr ta pėrkthyer nė gjuhen angleze, ndėrsa pėrbėhet prej kėtyre pjesėve: 2.1. Pjesa e njohurive dhe aftėsive tė pėrgjithshme dhe tė personalitetit. Nė kėtė pjesė, kandidateve u parashtrohet 4 pyetje, njėra nė forme eseje dhe tė tjerat pyetje nga fusha qė ndėrlidhet me njohuritė dhe aftėsitė e pėrgjithshme profesionale. 2.2. Pjesa e njohurive qė lidhet me vendin e punės. Nė kėtė pjesė kandidatėve u parashtrohet 1 pyetje nė forme eseje dhe 2 pyetje qė ndėrlidhen me njohuritė e fushės pėrkatėse nga vendi i punės. 2.3. Pjesa e njohurive pėr gjuhet e huaja, pėr pozitat ku kėrkohet njohja e ndonjė gjuhe tė huaj, kandidatėve u jepet njė tekst pėr ta pėrkthyer nė njėrėn nga gjuhet zyrtare, ose anasjelltas. 3. Kandidatet, tė cilėt e kalojnė me sukses testimin me shkrim ose arrijnė tė mbledhin sė paku 50 % hyjnė nė intervistėn me gojė. Kandidatėt tė cilėt nuk e kalojnė testimin me shkrim, pėrjashtohen nga fazat e tjera tė konkurrimit pėr pozitėn pėrkatėse. Neni 16 Vlerėsimi i testimit 6 1. Vlerėsimi i testimit me shkrim pėr pozitat pėr tė cilat nuk kėrkohet njohje e gjuhės sė huaj, bėhet si vijon: 1.1 Pėr pjesėn e njohuri ve dhe tė aftėsive tė pėrgjithshme, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 40%, 1.2 Pėr pjesėn e njohurive qė lidhen me vendi n e punės, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 60%. 2. Pėr pozitat, pėr tė cilat kėrkohet njohja e ndonjė gjuhė tė huaj, vlerėsimi i kandidateve bėhet si vijon: 2.1 Pėr pjesėn e njohurive dhe tė aftėsive tė pėrgjithshme, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 40%; 2.2 Pėr pjesėn e njohurive qė lidhen me vendin e punės , pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 50% dhe 2.3 Pėr pjesėn e njohurive pėr gjuhėt e huaja, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 10%. Neni 17 Intervistimi me gojė 1. Kandidatėt tė cilėt e kalojnė me sukses testimin me shkrim i nėnshtrohen intervistės me gojė, e cila pėrbėhet prej 6 pyetjeve nga kėto pjesė: 1.1. Pjesa pėr testimin e personalitetit dhe tė planeve profesionale, nė tė cilėn kandidatėve u parashtrohet 1 pyetje qė ndėrlidhet me personalitetin dhe planet profesionale. 1.2. Pjesa pėr testimin e aftėsive dhe shkathtėsive, nė tė cilėn kandidatėve u parashtrohen 2 pyetje qė ndėrlidhen me: aftėsitė komunikuese, sjelljen nėn presion, reagimet nga pyetje tė ndryshme, aftėsinė e shpejtė analitike, si edhe vizioni dhe potenciali pėr tė ardhmen. 1.3. Pjesa pėr testimin e njohurive qė lidhen me vendin e punės, nė tė cilėn kandidatėve u parashtrohen 2 pyetje qė ndėrlidhen me fushėn specifike tė vendit tė punės. 1.4. Pjesa e njohurive pėr gjuhėt e huaja, pėr pozitat ku kėrkohet njohja e ndonjė gjuhe tė huaj, kandidateve u parashtrohet 1 pyetje nė gjuhen e huaj. Neni 18 Vlerėsimi i intervistės me gojė 1. Pėr pozitat, pėr tė cilat nuk kėrkohet njohja e ndonjė gjuhe tė huaj, vlerėsimi i kandidatėve bėhet si vijon: 1.1 Pėr pjesėn e testimit tė personalitetit dhe planeve profesionale, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 25%; 7 1.2 Pėr pjesėn e testimit tė aftėsive dhe shkathtėsive, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 35%; 1.3 Pėr pjesėn e testimit tė njohurive qė lidhen me vendin e punės, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 40% . 2. Pėr pozitat, pėr tė cilat kėrkohet njohja e ndonjė gjuhe tė huaj, vlerėsimi i kandidatėve bėhet si vijon: 2.1 Pėr pjesėn e personalitetit dhe planeve profesionale, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 20%; 2.2 Pėr pjesėn e testimit tė aftėsive dhe shkathtėsive, pikėt e vlerėsim mit arrijnė deri nė 25%; 2.3. Pėr pjesėn e njohurive qė lidhen me vendin e punės, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 35% dhe 2.4. Pėr pjesėn e njohurive pėr gjuhėt e huaja, pikėt e vlerėsimit arrijnė deri nė 20%. Neni 19 Procedura e vlerėsimin tė testit me shkrim dhe intervistės me gojė 1. Anėtarėt e Komisionit testues bėjnė vlerėsimin individual tė testit me shkrim dhe intervistės me gojė (Forma. KQZ-A-08, pėrkatėsisht Forma. KQZ-A-08a). 2. Anėtarėt e Komisionit testues, shėnojnė nė mėnyrė tė pėrbashkėt pikėt e kandidatėve nė Forma KQZ -A-09, lidhur me pėrmbledhjen e vlerėsimeve individuale. 3. Pas pėrfundimit tė testimeve me shkrim dhe me gojė, kryesuesi pėrgatit pėr Udhėheqėsin e Personelit njė raport tė shkurtėr me shkrim dhe i propozon emėrimin e kandidatėve tė rekomanduar nė tė cilin pėrcakton vendin ku janė mbajtur testimet, emrat e anėtarėve tė komisionit, emrat e kandidatėve tė rekomanduar, tė cilėt i janė nėnshtruar testimit. Pėrveē kėtyre tė dhėnave, raporti, gjithashtu, duhet tė pėrmbajė: 2.3. Pikėt tė cilat i janė dhėne secilit kandidat nga secili anėtari Komisionit testues Forma KQZ-08 dhe pėrmbledhjen e vlerėsimeve individuale, Forma KQZ-A-09. 2.4. Raportin e renditjes pėrfundimtare tė kandidatėve, i cili paraqet pikėt e pėrgjithshme tė kandidatėve nė bazė tė meritės, Forma KQZ-A-10; 2.5. Rekomandimin e kandidatit (ėve) tė pėrshtatshėm pėr emėrim, i pėrfshirė nė raportin final tė Komisionit testues nė Formularin, Forma KQZ-A-ll. 4. Nėse asnjė kandidat nuk arrin numrin minimal prej 60 % tė pikėve tė kėrkuara dhe rrjedhimisht ėshtė e pamundshme qė tė rekomandohet njė kandidat i pėrshtatshėm, 8 kryesuesi/ja raporton kėtė te Udhėheqėsi i Personelit dhe propozon qė pozita tė rishpallet dhe tė iniciohet njė procedurė e re e rekrutimit, nė pėrputhje me procedurėn e pėrcaktuar me kėtė rregullore. Neni 20 Kushtet dhe kriteret pėr avancim 1. Kushtet dhe kriteret pėr avancim nga njė pozitė me e ulėt nė pozitė mė tė lartė funksionale ose nga njė gradė me e ulėt nė njė gradė me tė lartė brenda pozitės funksionale, janė: 1.1. Disponueshmėria e pozitave tė lira; 1.2. Pėrmbushja e kritereve tė kualifikimit dhe atyre profesionale tė pėrcaktuara nė shpalljen pėr konkurrim; 1.3. Plotėsimit i tė gjitha kushteve tė caktuara pėr atė pozitė; 1.4. Plotėsimi i kushteve tė tjera tė pėrcaktuara nė Rregulloren pėr pėrshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve tė punės nė Komisioni Qendror tė Zgjedhjeve; 1.5. Kalimi me sukses i testimit me shkrim dhe intervistės me gojė; 1.6. Rezultatet e vlerėsimit nė punė nė 2 (dy) vitet e fundit, tė jenė pozitive; 1.7. Tė mos jetė iniciuar procedurė disiplinore, apo tė mos jetė i ndėshkuar me ndonjė masė disiplinore nė 2 (dy) vitet e fundit, ose tė mos ketė masė disiplinore nė fuqi; 1.8. Tė mos jetė iniciuar ndonjė procedurė penale. 2. Avancimi ėshtė i mundur vetėm pėr nėpunėsit e karrierės, tė cilėt janė tė klasifikuar jo mė poshtė se dy (2) gradė tė punės nga pozita e shpallur e lirė. 3. Pėr kalimin nė njė (1) gradė me tė lartė nė kuadėr tė kategorisė sė njėjtė funksionale, nuk ėshtė i nevojshėm testimi me shkrim. Neni 21 Koha minimale nė pozitė 1. Koha minimale pėr avancim nga njė pozitė mė e ulėt profesionale nė njė pozitė mė tė lartė profesionale ose nga njė pozite profesionale nė njė pozitė menaxhuese, ėshtė 2 vite kur performanca e nėpunėsit ėshtė vlerėsuar mirė, shume mirė apo shkėlqyeshėm. 2. Nė rastet e jashtėzakonshme tė karakterit urgjent, me vendim tė posaēėm tė Kryeshefit Ekzekutiv dhe aprovim tė KQZ-sė, mund tė bėhet pėrjashtim nga kriteret e pėrgjithshme tė avancimit. 3. Vendimi duhet tė ketė arsyetimin e bazuar pėr shmangie nga kriteret e pėrgjithshme. 9 Neni 22 Komunikimi me kandidatėt e pėrzgjedhur dhe shpallja e rezultateve tė procedurės sė avancimit 1. Personeli njofton me shkrim kandidatin/et e suksesshėm mbi tė drejtėn e tyre pėr emėrim. 2. Personeli ėshtė pėrgjegjės pėr shpalljen e rezultateve tė procedurės sė avancimit nė hapėsirat e punės sė KQZ-sė. Njoftimi pėrmban emrat e kandidatėve tė suksesshėm, vendin e punėsimit dhe pikėt e fituara gjatė procedurės sė pėrzgjedhjes. 3. Kopjet e vendimeve dhe lista e kandidatėve tė suksesshėm, gjithashtu, do tė vendoset nė mėnyrė publike nė tabelat pėr shpallje nė objektin e KQZ-sė. 4. Rezultatet publikohen brenda 2 ditėve pas pėrfundimit tė procedurės sė avancimit dhe vendimit pėr emėrimin e kandidatėve tė suksesshėm. 5. Te gjithė kandidatėt e ftuar nė pėrzgjedhjen dhe testimin pėrfundimtar informohen me shkrim pėr rezultatin. Neni 23 Vendosja e koeficientit pas avancimit Me rastin e avancimit tė nėpunėsit nga njė pozite me e ulet profesionale nė njė pozite me tė larte profesionale ose nga njė pozite profesionale nė njė pozite drejtuese, vendoset koeficienti (niveli i pagės) i pozitės nė tė cilėn ėshtė bėrė avancimi. KAPITULLI IV. PROCEDURA E TRANSFERIMIT TĖ NĖPUNĖSVE Neni 24 Plotėsimi i vendeve tė lira tė punės dhe llojet e transferimeve 1. Sipas nevojave tė Sekretariatit, vendet e lira tė punės, mund tė plotėsohen nėpėrmjet procedurės sė lėvizjes paralele, pėrkatėsisht tė transferimit tė nėpunėsve. 2. Transferimi i nėpunėsve mund tė jetė i pėrkohshėm ose i pėrhershėm. 3. Transferimi i pėrkohshėm apo i pėrhershėm mund tė bėhet: 3.1 nė kuadėr tė Sekretariatit, dhe 3.2. nė ndonjė institucion tjetėr jashtė Sekretariatit. 10 Neni 25 Transferimi i pėrkohshėm brenda SKQZ-sė 1. Sipas nevojave tė Sekretariatit, nėpunėsi mund tė transferohet nė mėnyrė tė pėrkohshme nė vend tjetėr pune pėrbrenda Sekretariatit, pėr ushtrimin e funksioneve tė njėjta, ose ku detyrat duhet tė ushtrohen pandėrprerė, pėr shkak tė rritjes sė volumit tė punės dhe organizimit me tė mirė dhe efikas tė punės. 2. Transferimi i pėrkohshėm i nėpunėsit mund tė bėhet edhe me kėrkesėn e nėpunėsit dhe pėlqimin e Kryeshefit Ekzekutiv, me qėllim tė promovimit dhe zhvillimit nė karrierės; 3. Kėrkesa pėr transferimin e pėrkohshėm tė nėpunėsit nė kuadėr tė Sekretariatit, bėhet me shkrim nga nėpunėsi apo udhėheqėsi i drejtpėrdrejtė i departamentit apo njėsisė nė tė cilėn paraqitet nevoja pėr transferim, dhe i drejtohet udhėheqėsit tė drejtpėrdrejtė tė nėpunėsit. 4. Nėse aprovohet kėrkesa nga udhėheqėsi i drejtpėrdrejtė i nėpunėsit, atėherė ajo i drejtohet -pėr aprovim, Kryeshefit Ekzekutiv, i cili nxjerr vendim pėr transferimin e pėrkohshėm tė nėpunėsit. 5. Transferimi i pėrkohshėm nuk mund tė jetė me i gjatė sė gjashtė (6) muaj, brenda periudhės 2 vjeēare. Pas kalimit tė periudhės se transferimit tė pėrkohshėm, nėpunėsi kthehet nė pozitėn paraprake apo ekuivalente me tė. 6. Transferimi i pėrkohshėm nuk ėshtė i lejueshėm gjate kohės kur nėpunėsi ėshtė nė periudhe provuese. 7. Transferimi i pėrkohshėm ėshtė i lejueshėm vetėm pėr nėpunėsit e karrierės. Neni 26 Transferimi i pėrhershėm brenda SKQZ-sė 1. Sipas nevojave tė Sekretariatit, nėpunėsi mund tė transferohet nė mėnyrė tė pėrhershme nė vend tjetėr pune pėrbrenda Sekretariatit, pėr ushtrimin e funksioneve tė njėjta, ose tė ndryshme, nė kategorinė drejtuese, profesionale dhe tekniko-administrative, ku ekziston vendi i lirė i punės nė pėrputhje me pėrgatitjet profesionale tė tij. 2. Transferimi i pėrhershėm i nėpunėsit mund tė bėhet edhe me kėrkesėn e nėpunėsit pėr arsye shėndetėsore, me rekomandim tė mjekut; afėrsisė se vendbanimit dhe pėr arsye familjare. 3. Kėrkesa pėr transferimin e pėrhershėm tė nėpunėsit nė kuadėr tė Sekretariatit, bėhet me shkrim nga nėpunėsi apo udhėheqėsi i drejtpėrdrejtė i departamentit apo njėsisė nė tė cilėn paraqitet nevoja pėr transferim, dhe i drejtohet udhėheqėsit tė drejtpėrdrejtė tė nėpunėsit. 11 4. Nėse aprovohet kėrkesa nga udhėheqėsi i drejtpėrdrejtė i nėpunėsit, atėherė ajo i drejtohet pėr aprovim final Kryeshefit Ekzekutiv, i cili nxjerr vendim pėr plotėsimin e vendit tė lirė tė punės nėpėrmjet procedurės sė lėvizjes paralele, pėrkatėsisht tė transferimit tė nėpunėsve. 5. Nėpunėsi i emėruar nė pozitėn e lirė nėpėrmjet procedurės sė transferimit, nuk i nėnshtrohet periudhės se provės. Neni 27 Kėrkesat dhe kushtet e transferimit tė pėrkohshėm dhe tė pėrhershėm brenda SKQZ-sė 1. Transferimi i nėpunėsit, me detyra dhe pėrgjegjėsi tė tjera, duhet tė jetė nė pėrputhje me pėrgatitjet profesionale tė tij dhe pėrvojėn e punės. 2. Nėpunėsi i cili transferohet pėrkohėsisht apo pėrherė me kėrkesėn e Kryeshefit Ekzekutiv, nė njė lokacion tjetėr i cili ėshtė me larg se pesė (5) km nga vendi i tij i punės, i kompensohen shpenzimet e udhėtimit nga Sekretariati. 3. Kushtet e punės dhe beneficionet e tjera tė nėpunėsit tė transferuar pėrkohėsisht apo pėrhershėm, duhet tė jenė tė njėjta me ato qė i ka pasur para transferimit. 4. Nė rastet kur transferimi bėhet pa kėrkesėn e nėpunėsit, ai mund ta refuzojė transferimin e pėrkohshėm apo tė pėrhershėm, nė qoftėse konsideron se vendi tjetėr i punės i ofruar ėshtė i papėrshtatshėm, nė dėm tė zhvillimit tė karrierės se tij dhe nėse udhėtimi nė punė dhe nga puna, nė kushte normale, me mjetet e transportit publik, zgjatė me tepėr se tri (3) orė. 5. Transferimi i pėrkohshėm dhe i pėrhershėm i nėpunėsve nuk ėshtė i lejueshėm gjatė kohės kur nėpunėsi ėshtė nė periudhė provuese. 6. Transferimi i pėrkohshėm dhe i pėrhershėm ėshtė i lejueshėm vetėm pėr nėpunėsit e karrierės. Neni 28 Transferimi i pėrkohshėm ose i pėrhershėm jashtė Sekretariatit 1. Nėpunėsi, mund tė transferohet nė mėnyrė tė pėrkohshme ose tė pėrhershme nė ndonjė vend tjetėr pune jashtė SKQZ-sė, nė detyrė tė veēante nė njė organizatė ndėrkombėtare, ndėrmarrje publike ose nė cilėndo organizate tjetėr publike, pėr tė cilėn nevojiten aftėsi dhe pėrvojė e caktuar profesionale, pėr ushtrimin e funksioneve tė njėjta ose tė ndryshme. 2. Transferimi bėhet me kėrkesė tė nėpunėsit dhe me miratimin e Kryeshefit Ekzekutiv. 3. Pas kalimit tė periudhės se transferimit tė pėrkohshėm jashtė SKQZ-sė, nė pėrputhje me dispozitat ligjore, nėpunėsi e ruan tė drejtėn kthimit nė pozitėn paraprake apo ekuivalente me tė. 12 Neni 29 Shtojca nė aktin e emėrimit 1. Pas transferimit tė nėpunėsit, aktit tė emėrimit i shtohet shkresa pėr transferim, tė paraparė me Rregulloren pėr procedurat e rekrutimit, emėrimit dhe punėn provuese. 2. Njė kopje e shkresės pėr transferimin, sipas paragrafit 1 tė kėtij neni, mbahet nė dosjen personale tė nėpunėsit nė personel. Neni 30 Mungesa e aplikimeve pėr transferim dhe kalimi nė procedurėn e avancimit Nė rast se vendi i lirė i punės nuk mund tė plotėsohet nėpėrmjet transferimit, atėherė kalohet nė procedurėn e pranimit, nėpėrmjet procedurės sė promovimit dhe avancimit nė detyrė tė nėpunėsve qė janė tė klasifikuar nė njė gradė me tė ulėt se pozita e lirė. Neni 31 Procedura ankimore Nėpunėsi, nė rast tė pakėnaqėsisė me procedurėn e avancimit ose tė transferimit, ka tė drejtė ankese nė pajtim me legjislacionin ne fuqi. KAPITULLI V DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE Neni 32 Dispozitat kalimtare 1. Deri nė aprovimin dhe zbatimin e Rregullores pėr klasifikimin e vendeve tė punės nė KQZ, nė vend tė gradės, si zgjidhje e pėrkohshme pėr pozitat e njėjta apo ekuivalente, do tė vendosen dhe pėrdoren koeficientėt aktualė tė aprovuar nė Sistemin e pagave pėr pozitat ekzistuese dhe ato me nivele dhe pėrgjegjėsi tė njėjta. 2. Harmonizimi i koeficientėve pėr pozitat aktuale apo ato qė do tė rekrutohen, me nivele dhe pėrgjegjėsi tė njėjta, pėrderisa tė mos hyjė nė fuqi dhe fillojė sė zbatuari gradimi i vendeve tė punės nė SKQZ, do tė pėrcaktohet me vendim me tė posaēėm tė Kryeshefit Ekzekutiv. Neni 33 Hyrja nė fuqi Kjo rregullore hyn nė fuqi nė ditėn e miratimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 13 Valdete DAKA Kryetare e KQZ-sė Prishtinė, 7 gusht 2017 14