Nė bazė tė nenit 64.2, paragrafi (a) dhe (b), neni 128.2 dhe Kreu XII tė Ligjit nr.03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datėn 24.02.2016, nxjerr: RREGULLĖN Nr. 19/2016 PĖR KĖSHILLAT E VENDVOTIMEVE I. DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME Neni 1 Qėllimi Kjo rregull ka pėr qėllim tė rregullojė: pėrbėrjen dhe mėnyrėn e themelimit, nominimin nga subjektet politike, kualifikimin dhe kriteret pėr emėrim tė KVV-ve, emėrimin e anėtarėve tė KVV-ve, pėrfundimin e anėtarėsisė nė KVV, zėvendėsimin e anėtarėve nė KVV, tė drejtat e anėtareve tė KVV-sė, detyrat e anėtareve tė KVV-sė, funksionimin e KVV-sė, dokumentin e identifikimit (disktinktivin), kohėn e punės sė KVV-sė, vendimmarrjen, dokumentacionin e KVV-sė. Neni 2 Pėrkufizimet “LZP” - do tė thotė: Ligji mbi Zgjedhjet e Pėrgjithshme. “Komisioni“ - do tė thotė: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organ i pavarur i ekspertėve pėrgjegjės pėr administrimin e zgjedhjeve. “Sekretariati” - do tė thotė: Sekretariati i KQZ-sė. “Komisioni Komunal i Zgjedhjeve” (KKZ) - ėshtė organ pėrgjegjės pėr zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit tė komunės. “Parti politike“ - do tė thotė njė organizim i individėve, tė cilėt janė bashkuar vullnetarisht mbi bazėn e ideve, tė interesit dhe tė pikėpamjeve tė pėrbashkėta, me qėllim tė ushtrimit tė ndikimit dhe pasjes sė pėrfaqėsuesve tė tyre tė zgjedhur nė zyrė publike, ose siē ėshtė e pėrcaktuar ndryshe me legjislacionin nė fuqi. “QNR “- do tė thotė: Qendra e Numėrimit dhe e Rezultateve. “PZAP”- do tė thotė: Paneli i Zgjedhjeve pėr Ankesa dhe Parashtresa. “Qendra e Votimit” (QV) - do tė thotė, ndėrtesa ku ndodhen njė apo mė shumė vendvotime. “VV” - do tė thotė: Vendvotimi. “KVV” - do tė thotė: Kėshilli i Vendvotimit. “KKVV” - do tė thotė: Kryesuesi i Kėshillit tė Vendvotimit. “KRr “ - do tė thotė: Kontrolluesi i rreshtit. “ZI” - do tė thotė: Zyrtari i identifikimit. “ DHF” - do tė thotė: Dhėnėsi i fletėvotimeve. “ MKV” - do tė thotė: Mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit. “LPV” - do tė thotė: Lista pėrfundimtare e votuesve. “LVK” - do tė thotė: Lista votuesve me kusht. “LveK” - do tė thotė: Lista e votuesve e Komunės. “FPR” - do tė thotė: Formulari i pėrputhjes sė tė dhėnave dhe rezultateve. “FRK” - do tė thotė: Formular i rezultateve tė kandidateve. “FK” - do tė thotė: Fletėvotim me kusht. “FLlK” - do tė thotė: Fletė llogaritėse pėr kandidatin. “ZFK” - do tė thotė: Zarf i fletėvotimit me kusht. “Komuniteti” - do tė thotė banorėt qė i pėrkasin njė grupi tė njėjtė kombėtar, etnik, gjuhėsor ose fetar, tradicionalisht tė pranishėm nė territorin e Kosovės. “Subjekti politik“ - do tė thotė parti politike, koalicion, nismė qytetare ose kandidat i pavarur. “Subjekti(et) i certifikuar politik“ - do tė thotė subjekti politik, qė ėshtė partia politike, koalicioni i partive politike, nisma qytetare ose kandidati i pavarur, i cili ėshtė i certifikuar nga Komisioni, nė pėrputhje me kėtė ligj dhe me rregullat e Komisionit. “ZLKZ” - do tė thotė: Zyrtari i Lartė Komunal i Zgjedhjeve. Neni 3 Pėrbėrja dhe themelimi i KVV-ve 1. Kėshilli i Vendvotimit ( ne tekstin e mėtejmė “KVV”) ėshtė trup zgjedhor, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr pėrgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor nė vendvotim. 2. Pėrbėrja e Kėshillit tė Vendvotimit reflekton strukturėn e anėtarėve tė KKZ-sė. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve mundet, nė raste tė veēanta, ta shtojė numrin e anėtarėve nė Kėshillin e Vendvotimit dhe pėr kėtė menjėherė ta njoftojė Komisionin. 3. Kėshilli i Vendvotimit, pėrbėhet nga: kryesuesi i KVV-sė, Kontrolluesi i rreshtit, Zyrtari i identifikimit, Dhėnėsi i fletėvotimit, Mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit. Ne rastet kur janė me shumė sė pesė anėtarė, anėtari i gjashtė ndihmon zyrtarin e identifikimit dhe anėtari i shtatė ndihmon dhėnėsin e fletėvotimeve. 4. KVV-tė emėrohen nga Komisioni, sipas procedurave tė parashikuara nė kapitullin XII tė LZP-sė. 5. Nė raste tė caktuara, me propozim tė KKZ-sė, Komisioni mund tė shtojė ose zvogėlojė numrin e anėtarėve tė KVV-sė. 6. Komisioni, me vendim mund tė krijojė njė KVV tė dytė, vetėm pėr numėrim tė votave. 7. Nė ēdo Qendėr tė Votimit, caktohet njė vendvotim i cili do tė shėrbejė si vendvotim i dyfishtė (si vendvotim pėr votimin e rregullt dhe me kusht). Nė kėtė rast, Kėshilli i Vendvotimit do tė jetė pėrgjegjės pėr udhėheqjen dhe mbikėqyrjen e procesit tė votimit dhe numėrimit tė rregullt dhe me kusht, i cili zhvillohet nė tė njėjtin vendvotim. Neni 4 Nominimi i KVV-ve 1. Tė drejtė nominimi pėr anėtarė tė KVV-sė kanė: 1.1 Subjektet politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės dhe marrin pjesė nė zgjedhjet aktuale. 1.2 Subjektet politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin Komunal dhe marrin pjesė nė zgjedhjet aktuale. 2. Nėse nuk plotėsohen kriteret nga paragrafi 1.1 dhe 1.2 i kėtij neni, Sekretariati kėrkon nga subjektet politike tė reja (tė certifikuara pėr zgjedhje), OJQ-tė dhe organizata tė tjera qytetare. t’i dorėzojnė nominimet plotėsuese pėr KVV. 3. Nė rast kur kemi numėr te vogėl tė subjekteve politike tė certifikuara, Komisioni me vendim mund tė miratojė formulė tjetėr nga paragrafėt 1 dhe 2 tė kėtij neni, e cila garanton integritet tė procesit zgjedhor, duke u bazuar nė rezultatet e zgjedhjeve paraprake. 4. Nėse propozimet pėr KVV sipas paragrafėve 1, 2 dhe 3 tė kėtij neni nuk pėrmbushen, nominimet plotėsuese do tė bėhen nga KKZ-ja me miratimin paraprak tė Komisionit. 5. Nė kohėn e pėrcaktuar nga Komisioni/Sekretariati, ftohen tė gjitha subjektet politike, sipas paragrafėve 1, 2 dhe 3 tė kėtij neni, tė dorėzojnė nė KKZ nominimet pėr tu emėruar anėtarė tė KVV-ve nė komunat pėrkatėse. 6. Subjektet politike, nominimet e tyre nė KKZ i dėrgojnė nė mėnyrė elektronike dhe fizike, jo mė vone se 5 ditė nga dita e pranimit tė ftesės sė bėrė nga Sekretariati. 7. Lista e nominimeve duhet tė pėrmbajė: 1.1 Kodin e komunės, 1.2 Emrin dhe numrin e QV-sė, 1.3 Numrin e Vendvotimit, 1.4 Emrin dhe akronimin e subjektit politik ose OJQ-sė, 1.5 Emrin e personit kontaktues me KKZ-nė, 1.6 Emrin i tė nominuarit, 1.7 Mbiemrin i tė nominuarit, 1.8 Numrin personal tė tė nominuarit, 1.9 Datėn e lindjes sė tė nominuarit, 1.10 Numrin e telefonit, 1.11 Numrin e llogarisė bankare pėr ēdo tė nominuar, 1.12 Pėrvojėn nė zgjedhje, 1.13 Shkollimin, 1.14 Pozitėn e tė nominuarit, 1.15 Nėnshkrimin e personit kontaktues dhe vulėn e subjektit politik ose OJQ-sė, 1.16 Nėnshkrimin e pranuesit tė Listės nga pėrfaqėsuesi apo Kryesuesi i KKZ-sė, 1.17 Datėn dhe vend i dorėzimit tė Listės sė nominimeve. 8. Subjektet me tė drejtė nominimi do tė bėjnė nomonime tė veēanta pėr Kėshillat e Vendvotimeve pėr votimin e personave me nevoja tė veēanta. 9. Pėr numrin e nevojshėm do tė vendosė KKZ-ja - varėsisht prej numrit tė ekipeve mobile. Neni 5 Kualifikimi dhe kriteret pėr emėrim tė KVV-ve 1. Pėr t’u nominuar dhe emėruar pėr anėtarė tė KVV-sė, personi duhet: 1.1 Tė jetė votues i regjistruar nė tė njėjtėn komunė ku ėshtė e vendosur Qendra e Votimit - Vendvotimi. 1.2 Tė dijė shkrim dhe lexim tė gjuhėve zyrtare pėr atė komunė. 1.3 Tė ketė pėrvojė nė zgjedhje. 1.4 Tė ketė tė kryer tė paktėn shkollimin e mesėm. 2. Asnjė person nuk mund tė nominohet e as emėrohet pėr kryesues e as anėtar i KKV-sė, nėse ai/ose ajo, ėshtė: 2.1 Kandidat pėr funksion tė zgjedhur nė Republikėn e Kosovės, 2.2 Anėtar i Kuvendit Komunal, Kuvendit tė Kosovės dhe ēdo organ tjetėr tė zgjedhur brenda dhe jashtė Kosovės, 2.3 Anėtar i ndonjė KKZ-je Sekretariati ose Komisioni, 2.4 Pjesėtar i Policisė sė Kosovės, 2.5 Pjesėtar i Forcave tė Sigurisė tė Kosovės ose pjesėtar i ndonjė shėrbimi tjetėr ushtarak, tė sigurisė ose inteligjencės, 2.6 I ėshtė marrė aftėsia pėr veprim pėrmes njė vendimi pėrfundimtar gjyqėsor, 2.7 Ėshtė shpallur fajtor pėr vepėr penale gjatėt re (3) viteve tė fundit me vendim pėrfundimtar gjyqėsor. 2.8 Paraprakisht, me vendim tė Komisionit apo PZAP-sė, ėshtė vėrtetuar qė ka cenuar procesin zgjedhor, apo secili ndaj tė cilit ėshtė duke zhvilluar procedurė penale pėr vepėr penale nga kapitulli XVIII i Kodit Penal tė Kosovės. 3. Pėr t’u emėruar Kryesues i KVV-sė, preferohet tė ketė shkollim universitar, sė paku shkollėn e mesme. Neni 6 Emėrimi i anėtarėve dhe kryesuesve tė KVV-ve 1. KKZ-ja, pas pranimit tė Listės sė tė nominuarve pėr KVV, ua cakton Qendrėn/Vendvotimin dhe pozitėn duke zbatuar rregullat, si nė vijim: 1.1. Njė SP nuk mund tė ketė mė shumė se njė pėrfaqėsues nė KVV, qė do tė shėrbejė qoftė si kryesues ose anėtar i KVV-sė. 1.2. Nga tė nominuarit, pėrparėsi u jepet kandidatėve me kualifikim mė tė mirė dhe atyre qė kanė pėrvojė nė zgjedhje. 1.3. Nuk mund tė emėrohet mė shumė se njė person prej familjes sė ngushtė nė tė njėjtin KVV, pavarėsisht se mund tė jenė nga SP tė ndryshme (familjar tė ngushtė pėrfshinė: bashkėshortėt, fėmijėt, prindėrit dhe motrat apo vėllezėrit). 1.4. Tė nominuarit emėrohen nė tė njėjtėn Qendėr tė Votimit/Vendvotimin ku ėshtė i regjistruar pėr tė votuar apo tė paktėn nė qendrėn me tė afėrt ku ka pėr tė votuar. 2. KKZ-ja pranon listėn e nominimeve pėr KVV nga subjektet politike dhe e dėrgon nė Sekretariat pėr rekomandim nė Komision pėr emėrim, jo mė vonė se 5 ditė pune nga dita e pranimit tė nominimeve, ndėrsa Komisioni bėn emėrimin e KVV-ve, duke pėrfshirė dhe stafin rezervė pėr KVV, jo me vonė se 4 ditė nga dita e pranimit tė Listės nga Sekretariati. 3. Kryesuesit e KVV-ve zgjedhen nė mėnyrė tė barabartė nga katėr subjektet e para qė kanė fituar numrin mė tė madh tė votave pėr Parlamentin e Kosovės gjatė zgjedhjeve tė fundit nė atė komunė, dhe janė certifikuar pėr pjesėmarrje nė zgjedhje aktuale. 4. Caktimi i Kryesuesve nė vendvotime, sipas paragrafit 3 tė kėtij neni, bėhet pėrmes formulės sė rotacionit tė cilėn e zbaton KKZ-ja, sipas renditjes sė votave qė kanė fituar nė zgjedhje. 5. Ēdo KVV miratohet nga Komisioni dhe udhėhiqet nga kryesuesi. 6. Subjektet politike me tė drejtė nominimi pėr KVV, kanė tė drejtė tė nominojnė pėr emėrim 10% nga numri i pėrgjithshėm i anėtarėve pėr KVV-tė, si anėtarė dhe kryesues rezervė. 7. Pas emėrimit, secili anėtar/kryesues i KVV-sė, ėshtė i obliguar tė nėnshkruajė Marrėveshjen e Veēantė mbi Shėrbimin dhe Kodin e Sjelljes. Neni 7 Pėrfundimi i anėtarėsisė nė KVV 1. Komisioni mund tė revokojė nė ēdo kohė emėrimin e secilit anėtar tė KVV-sė, nėse anėtari: 1.1. Nuk merr pjesė nė sesionet e trajnimit tė organizuar nga KKZ, 1.2. Ka vijuar trajnimet por nuk punon njė ditė para dhe nė ditėn e zgjedhjeve, 1.3. I cili nuk mund ta kalojė testin pas sesionit tė trajnimit, 1.4. Vepron nė kundėrshtim me LZP, Kodin e Mirėsjelljes dhe aktet tjera tė Komisionit, 1.5. Jep dorėheqje pėr shkaqe personale apo shkarkohet nga subjekti qė e ka nominuar, 1.6. Pėr ēfarėdo arsye nuk ėshtė i gatshėm, ose nuk ka mundėsi tė kryej obligimet e veta. 2. Shkarkimi dhe zėvendėsimi i anėtarėve tė KVV-se bėhet me propozim tė KKZ-sė dhe miratim tė Komisionit. 3. Anėtari i KVV-sė i shkarkuar me vendim tė Komision, nuk mund tė rizgjidhet mė nė kėtė detyrė. Neni 8 Zėvendėsimi i anėtarėve tė KVV-sė 1. Pėr tė gjitha rastet e parapara nė nenin 7 tė kėsaj rregulle, anėtari i KVV-sė zėvendėsohet nga KKZ-ja me njė anėtar rezervė tė trajnuar, tė tė njėjtit subjekt politik dhe tė emėruar nga Komisioni. 2. Subjekti politik mund tė kėrkojė pėrmes KKZ-sė tek Komisioni, qė tė bėj zėvendėsimin e anėtarit tė emėruar, jo me vonė se dhjetė ditė para ditės sė zgjedhjeve. Neni 9 Tė drejtat anėtarėve tė KVV-sė 1. Ēdo anėtar i KVV-sė, duke pėrfshirė edhe anėtarėt rezervė, kanė tė drejtėn e shpėrblimit pėr punėn e bėrė. 2. Lartėsia e shpėrblimit pėrcaktohen me vendimin e Komisionit. 3. Ēdo anėtar i KVV-sė ka tė drejtė tė komunikojė dhe informojė KKZ-nė pėr ēdo problem qė ai e sheh tė arsyeshėm. 4. Ēdo anėtar ka tė drejtė tė njoftohet me vendimet e Komisionit dhe KKZ-sė. 5. Tė gjithė Kryesuesit e KVV-ve duhet qė nė seancat e trajnimit tė pajisen nga KKZ-ja me orarin mbi pranimin e materialit jo tė ndjeshėm, dhe materialit tė ndjeshėm. 6. Kryesuesi duhet qė me rastin e pranim-dorėzimit tė materialit tė ndjeshėm, tė pajisen me njė kopje tė formularit mbi pranim-dorėzimin. 7. Kryesuesi dhe anėtaret e KVV-sė, votojnė tė parėt, mirėpo vetėm pasi tė hapet vendvotimi, pra jo me herėt se ora 7:00. 8. Kryesuesi dhe anėtarėt e KVV-sė, nėse janė caktuar pėr tė punuar nė qendrėn dhe vendvotimin jo adekuat, mund tė votojnė me kusht nė vendvotimin e dyfishtė ose nė QV-nė dhe vendvotimin e rregullt tė tyre, por me lejen e Kryesuesit tė KVV-sė, por jo mė shumė se njė anėtar njėkohėsisht. Neni 10 Detyrat e kryesuesit dhe tė anėtarėve tė KVV-sė, para, gjatė dhe pas procesit zgjedhor 1. KVV-ja ushtron veprimtarinė e vet nė mėnyrė profesionale, tė paanshme dhe nė shėrbim tė gjithė votuesve. 2. Kryen aktivitetet para ditės sė zgjedhjeve, nė ditėn e zgjedhjeve dhe gjatė procesit tė zgjedhjeve, siē janė: vijimi i trajnimit, pranimi dhe verifikimi i materialit zgjedhor, kontrollimi i pajisjeve dhe etiketimi i materialit zgjedhor, pėrgatitja dhe rregullimi i vendvotimit, zbatimi i drejtė i procesi tė votimit dhe numėrimit, raportimi lidhur me hapjen dhe mbylljen e QV/vendvotimeve, raportimi lidhur me pėrqindjen e daljes sė votueseve, paketimi dhe transportimi i materialit zgjedhor nė depon e KKZ-sė. 3. Kryesuesi i KVV-sė, sė bashku me anėtarėt e KVV-sė, ėshtė pėrgjegjės pėr funksionimin e pėrgjithshėm tė vendvotimit dhe detyrave tė tjera tė paraqitura nė rregullat e Komisionit, dhe pėr tė gjitha aktivitetet nė vendvotimin e tij, prej procesit tė pranimit, e deri tė bėhet dorėzimi i materialit nė Depon e KKZ-sė. 4. Kryesuesi i vendvotimit mund tė vendos pėr zvogėlimin e numrit tė vėzhguesve nė vendvotim, sipas rrethanave tė krijuara. 5. KVV-ja informon KKZ-nė drejtpėrdrejt ose pėrmes Menaxherit tė QV-sė, pėr anėtarėt e KVV-sė qė mungojnė dhe kėrkon zėvendėsim e tyre. Nėse mungon kryesuesi, atėherė njėri nga anėtaret e KVV-sė kryen detyrėn e kryesuesit tė vendvotimit pėrkohėsisht, deri sa KKZ-ja tė bėj zėvendėsimin e ri. 6. Subjektet politike dhe OJQ-tė, janė pėrgjegjėse pėr tė nominuarit e tyre qė ata tė ndjekin seancat e trajnimit tė organizuar nga KKZ-ja. 7. Kryesuesi i KVV-sė dhe anėtarėt e KVV-sė duhet tė kryejnė obligimet konform Doracakut mbi Trajnimin pėr Procedurat e Votimit dhe Numėrimit nė Vendvotim dhe rregullave tė Komisionit. 8. Kryesuesi i KVV-sė bėn pranimin e materialit jo tė ndjeshėm njė ditė para ditės sė zgjedhjeve dhe materialin e ndjeshėm nė ditėn e zgjedhjeve, konform Planit Operacional tė KKZ-sė. 9. Njė kopje e Formularit mbi pranim-dorėzimin, mbetet nė zyrat e KKZ-sė dhe njė kopje e mban Kryesuesi i KVV-sė. 10. Nėse mungon ndonjėri nga anėtarėt e KVV-sė, kryesuesi i KVV-sė pėrmes Menaxherit tė QV-sė, duhet tė kėrkojė anėtar rezervė nga KKZ-ja nga i njėjti Subjekt Politik. 11. Nėse mungon ndonjė artikull, duhet tė njoftohet menaxheri i QV-sė, i cili e njofton dhe kėrkon nga KKZ-ja qė tė sillen furnizimet e nevojshme nė VV. 12. Anėtarėt e KVV-sė nuk mund tė dalin apo tė largohen nga vendvotimi dhe Qendra e Votimit, pa lejen e kryesuesit te KVV-sė. 13. Njė VV do tė lejohet tė hapet me njė numėr minimal prej tre (3) anėtarėsh tė KVV-sė, por nuk mund tė funksionojė me mė pak se 5 anėtarė gjatė tėrė procesit zgjedhor. 14. Tė shėnojė nė Librin e Votimit emrat dhe numrat personal tė letėrnjoftimeve tė tė gjithė anėtarėve tė KVV-sė. 15. Tė shėnojė nė Librin e Votimit emrat, mbiemrat dhe numrat personal tė letėrnjoftimeve dhe numrat e akreditimit (distinktivėve tė vėzhguesve) tė tė gjithė vėzhguesve tė akredituar tė pranishėm, dhe t’u rikujtojė atyre obligimet dhe tė drejtat e tyre si vėzhgues. 16. Kryesuesi i KVV-sė shpall hapjen e Vendvotimit dhe fillimin e procesit tė votimit, nė orėn 07:00. 17. Kryesuesi i KVV-sė, sė paku me njė anėtar tė KVV-sė, ėshtė pėrgjegjės pėr paketimin nė pėrputhje me procedurat e pėrshkruara nė Diagramin e paketimit dhe dėrgimin e materialit zgjedhor tė VV-sė, tek depoja komunale e KKZ-sė. 18. Kryesues i KVV-sė i VV-sė sė rregullt, do tė grumbullojė tėrė materialin jo tė ndjeshėm, tė cilin do ta vendosė nė thes. Ndėrsa nė VV-nė e dyfishtė, do ta grumbullojė tėrė materialin jo tė ndjeshėm nė kutinė e zbrazėt tė votimit me kusht, dhe tė njėjtit do t’i dorėzojnė nė depon e KKZ-sė, bashkė me kutitė e votimit. 19. Vendvotimi duhet tė lihet i pastėr, orenditė duhet tė kthehen nė vendin e tyre tė duhur. Tė gjithė posterėt dhe materiali zgjedhor duhet tė largohen dhe tė gjitha mbeturinat duhet hedhur nė mėnyrė adekuate. 20. Sipas udhėzimeve tė KKZ-sė, Kryesuesi i KVV-sė dhe se paku njė anėtar, do t’i transportojnė tė gjitha materialet zgjedhore deri nė depon komunale tė KKZ-sė. 21. Nėse paketimi nuk ėshtė bėrė sipas procedurave tė pėrshkruara nė Diagramin e paketimit, KKZ-ja ka tė drejtė tė urdhėrojė paketimin e duhur. 22. Kryesuesi i KVV-sė ėshtė pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, pėrfshirė edhe saktėsinė e plotėsimit tė formularėve. 23. Nė rast tė mos pėrmbushjes sė detyrave tė pėrcaktuara me kėtė nen, Komisioni mund t’ia zbres pagesėn. Neni 11 Funksionimi i KVV-sė 1. KVV-ja duhet tė funksionojė me sė paku 5 anėtarė tė KVV-sė, gjatė tėrė procesit zgjedhor. 2. Vendvotimi lejohet tė hapet me njė numėr minimal prej tre (3) anėtarėsh tė KVV-sė. 3. Kėshilli i Vendvotimit ka kėto pozita/funksione : 3.1. Kryesuesi i KVV-sė, 3.2. Kontrolluesi i rreshtit (K. Rr), 3.3. Zyrtari i identifikimit (Zyrtari i ID), 3.4. Dhėnėsi i fletėvotimit (Dh. F), 3.5. Mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit (MKV), 3.6. Ndihmėsi i zyrtarit te identifikimit dhe 3.7. Ndihmėsi i dhėnėsit tė fletėvotimit. Neni 12 Dokumenti i identifikimit (distinktivi) Gjatė ushtrimit tė detyrės, anėtarėt e KVV-sė janė tė detyruar tė mbajnė nė mėnyrė tė dukshme dokumentet e identifikimit (distinktivin), sipas dizajnit tė miratuar nga Komisioni. Neni 13 Orari i punės sė KVV-sė 1. Orari i punės pėr KVV, konsiderohet: 1.1. Trajnimi sipas Planit Operacional tė KKZ-sė, 1.2. Njė ditė para ditės sė zgjedhjeve, KVV-tė pranojnė materialin zgjedhor jo tė ndjeshėm, sipas Planit Operacional tė KKZ-sė, 1.3. Nė ditėn e zgjedhjeve, deri nė pėrfundimin e procesit tė votimit dhe numėrimit, ndėrsa kryesuesit e KVV-sė deri nė dorėzimin e materialit zgjedhor nė depon e KKZ-sė. Neni 14 Vendimmarrja 1. Ne rastet kur vendimi ėshtė nė kuadėr tė pėrgjegjėsive tė kryesuesit tė KVV-sė, vendimi i tij ėshtė pėrfundimtar nė vendvotim. Nėse ndonjė anėtar i KVV-sė ose vėzhgues i akredituar nuk pajtohet me vlerėsimin e kryesuesit tė KVV-sė pėr njė fletėvotim tė caktuar, ai mund tė paraqesė ankesė pranė Panelit Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa. 2. Vendimet nga pėrgjegjėsitė e KVV-sė merren me shumicėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė KVV-sė, prezentė nė KVV. 3. Kryesuesi i KVV-sė, nėse ėshtė i mendimit se numri i vėzhguesve tė akredituar tė pranishėm brenda nė Vendvotim (VV) ėshtė duke penguar procesin e votimit apo numėrimit, ai/ajo duhet t’i urdhėrojė vėzhguesit qė ta lirojnė VV-nė, me arsyen qė tė njėjtėn kohė mos tė ketė mė shumė se njė vėzhgues nga njė organizatė. Neni 15 Konflikti i interesit Konflikt i interesit ekziston kur emėrohet mė shumė se njė person prej familjes sė ngushtė nė tė njėjtin KVV, pavarėsisht se mund tė jenė nga subjekte tė ndryshme politike (familje e ngushtė pėrfshinė: bashkėshortėt, fėmijėt, prindėrit, motrat dhe vėllezėrit). Neni 16 Dokumentacioni i KVV-sė 1. Kryesuesi i KVV-sė, bashkė me anėtarėt e KVV-sė, ėshtė pėrgjegjės pėr pranimin, mirėmbajtjen dhe kthimin e materialit zgjedhor jo tė ndjeshėm dhe tė ndjeshėm, tė cilin e ka pranuar nga KKZ. 2. Komisioni do tė krijojė kushte qė secili anėtar i KVV-sė tė pajiset me kopjet e formularėve tė cilėt ai i nėnshkruan, pėrmes fotokopjimit, fotografimit ose pėrshkrimit. Neni 17 Dispozitat pėrfundimtare Ēėshtjet qė lidhen me punėn e KVV-ve, e qė nuk janė tė rregulluara me kėtė rregullore, pėrcaktohen me vendim ose me ndonjė akt tjetėr tė Komisionit, nė pėrputhje me LZP. Pjesė pėrbėrėse tė kėsaj rregulle, janė shtojcat: Shtojca I- Formulari i nominimeve nga subjektet politike, Shtojca II - Formulari i propozimeve nga KKZ-nė nė Komision, Shtojca III - Kodi i sjelljes pėr anėtarėt e KVV-sė Neni 18 Hyrja nė fuqi Kjo Rregull hyn nė fuqi mė datė 24.02.2016 Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve _____________________________ Valdete Daka 1