Nė bazė tė nenit 44 dhe 64.2, pika (a) dhe (b) dhe neni 128.2 tė Ligjit nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe Ligjit nr. 03/L-256 p?r Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit nr. 03/l-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 17 dhe 20 tė Ligjit nr. 03/L-072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datė 02.03 2013 nxjerr: RREGULLĖN ZGJEDHORE Nr. 13/2013 FUSHATA E ZGJEDHJEVE DHE NJOFTIMI PĖR NGJARJET POLITIKE Neni 1 Dispozitat e pėrgjithshme Kjo rregullore ka pėr qellim tė rregullojė: organizimin dhe mbajtjen e tubimeve publike, pėrmbajtjen e materialeve te shtypura te fushatės zgjedhore, rastet e veprimeve para ditės se zgjedhjeve, rolin e pjesėtareve te sigurisė gjate tubimeve publike, rolin e KKZ-sė, tė drejtat e subjekteve politike dhe sanksionet. Neni 2 Pėrkufizimet 2.1 Me “periudhė tė fushatės sė zgjedhjeve“ - nėnkuptohet periudha prej tridhjetė (30) ditėve pėr fushatėn zgjedhore tė subjekteve politike e cila pėrfundon njė (1) ditė para ditės sė zgjedhjeve, gjatė tė cilės subjekteve politike tė certifikuara u lejohet qė aktivisht t’i promovojnė platformat e tyre politike, idetė dhe parimet me qėllim qė t’i fitojnė votat e elektoratit nė favor tė kandidatėve tė tyre. Kohėzgjatja e fushatės pėr Raundin e Dytė tė Zgjedhjeve pėr Kryetarė tė Komunave caktohet me vendim tė veēantė tė KQZ-sė. 2.2 Me “tubim politik“ - nėnkuptohet tubimi publik qė mbahet nė hapėsira tė mbyllura ose tė hapura, grumbullimi, diskutimi, marshimi ose debati publik i ideuar me qėllim tė pėrhapjes sė porosisė politike pėr tė fituar pėrkrahjen e votuesve dhe qė zhvillohet nė pėrputhje me dispozitat e ligjeve nė fuqi. 2.3 “Subjekti politik” - (SP) do tė thotė parti politike, koalicion, nismė qytetare ose kandidati pavarur. 2.4 Me “pėrfaqėsues” tė subjektit politik (SP) - nėnkuptohen anėtarėt dhe kandidatėt e subjektit politik dhe personat e ngarkuar nga subjekti politik pėr tė ndihmuar nė pėrgatitjen dhe zhvillimin e fushatės sė zgjedhjeve. 2.5 “Komisioni Komunal i Zgjedhjeve” (KKZ) - ėshtė organ pėrgjegjės pėr zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit tė komunės. Neni 3 Materialet e shtypura tė fushatės sė zgjedhjeve 3.1 Tė gjitha materialet e shtypura, ato audiovizuale dhe materialet e tjera tė zgjedhjeve duhet ta mbajnė emrin e subjektit politik tė certifikuar qė e ka porositur pėrgatitjen e materialit tė tillė. 3.2 Materiali i zgjedhjeve nuk duhet tė pėrmbajė reklama komerciale. 3.3 Autoritetet komunale duhet t’i caktojnė vendet e posaēme pėr ekspozimin e materialit tė shtypur tė zgjedhjeve dhe tė materialit tė informimit publik tė pėrgatitur nga KQZ-ja. Vendet e tilla duhet tė caktohen nė hapėsirat mė tė frekuentuara dhe mė tė dukshme nė atė komunė. KQZ-ja pėrmes ZLKZ-sė komunikon me autoritetet komunale pėr pėrcaktimin e hapėsirave ku KQZ mund tė vendosė materialet zgjedhore pėr informim publik. 3.4 Materialet e zgjedhjeve nuk duhet tė vendosen brenda hapėsirės sė institucioneve publike, shkollave, objekteve fetare, ose objekteve nė pronėsi shtetėrore, nė monumente, ndėrtesa, struktura dhe objekte tė cilat kanė vlerė historike, kulturore, fetare ose arkitekturore, brenda ndėrtesave dhe zyrave tė KQZ-sė dhe brenda qendrave tė votimit ose nė njė largėsi prej mė pak se njėqind (100) metrash nga hyrja e tyre. 3.5 Materialet e shtypura tė zgjedhjeve mund tė ekspozohen edhe brenda objekteve nė pronėsi private, ndėrtesave, strukturave, ose objekteve tė tjera, pėrveē atyre tė saktėsuara nė nenin 3.4 te kėsaj rregulle, pas miratimit paraprak tė pronarėve tė tyre. 3.6 Cilido subjekt politik i certifikuar duhet tė ekspozojė materialin e vet tė zgjedhjeve nė atė mėnyrė qė tė mos e pengojė pamjen e materialeve tė zgjedhjeve qė u pėrkasin subjekteve tė tjera politike tė certifikuara. 3.7 KKZ-tė duhet qė aktivisht ta monitorojnė shfrytėzimin e materialeve tė shtypura, atyre audiovisuale dhe tė ēfarėdo materialeve tė tjera tė zgjedhjeve tė subjekteve politike tė certifikuara gjatė periudhės sė fushatės sė zgjedhjeve. Nė rast tė shkeljes sė Kodit tė Sjelljes pėr zgjedhjet ose tė dispozitave tė pėrcaktuara me Rregullat e Zgjedhjeve tė KQZ-sė ose ligjit nė fuqi, KKZ-tė duhet qė menjėherė ta informojnė subjektin politik nė fjalė qė tė marrė masa korrigjuese. Nėse shkeljet pėrsėriten nga i njėjti subjekt politik ose i njėjti refuzon qė t’i korrigjojė shkeljet e identifikuara, KKZ-ja duhet ta raportojė rastin nė Panelin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) Neni 4 Organizimi dhe mbajtja e tubimeve publike 4.1 Subjektet politike tė certifikuara nuk duhet t’i mbajnė tubimet publike brenda hapėsirės sė ndėrtesave qė shfrytėzohen nga Qeveria, Institucionet dhe Agjencitė e Pavarura tė Republikės sė Kosovės ashtu siē pėrcaktohen nė Kreun XII tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nė shkolla gjatė orėve tė mėsimit, spitale, objekte tė FSK-sė, objektet e kultit, objekte fetare, ose vende nė pronėsi private pa pėlqimin e pronarėve tė tyre. Shkollat nuk duhen tė pėrdorėn pėr tubime publike pėrveē nėse KQZ-ja dhe Qeveria e Kosovės pas memorandum marrėveshjeve vendosin ndryshe qė ato tė pėrdorėn vetėm pas orarit tė punės. 4.2 Subjekti i certifikuar politik qė dėshiron tė organizojė dhe tė mbajė njė tubim politik gjate periudhės se fushatės zgjedhore duhet qė te Zyrtari i Lartė Komunal i Zgjedhjeve i asaj komune (ZLKZ) ta dorėzojė formularin e plotėsuar tė Njoftimit pėr Mbajtjen e Tubimit Politik (FNjMTP), si nė Shtojcėn 1, mė sė voni shtatėdhjetė e dy (72) orė pėrpara. 4.3 ZKZ-ja, pas marrjes sė njė FNjMTP-je nga njė subjekt politik duhet qė: a) pas pranimit tė rekomandimit nga policia dhe mė sė largu 48 orė pėrpara fillimit tė ngjarjes sė planifikuar publike, tė informojė SP se nuk kundėrshtohet nė rast se nuk janė dorėzuar FNjMTP tė ngjashme nga subjektet e tjera politike pėr mbajtjen e njė tubimi publik ne vendin dhe kohėn e njėjtė ose nė kohėn dhe vendin e pėrafėrt gjegjės; b) mė sė largu 48 orė pėrpara fillimit tė ngjarjes sė planifikuar publike tė vendosė secili subjekt politik do ta mbajė tubimin publik, e cili jo, nė rast se ėshtė dorėzuar njė FNjMTP tjetėr nga njė subjekt tjetėr politik pėr mbajtje ne njė tubimi publik nė vendin dhe kohėn e njėjtė ose pėr kohėn dhe vendin e pėrafėrt gjegjės. ZLKZ-ja do t’i japė pėrparėsi atij SP i cili e ka dorėzuar kėrkesėn sė pari dhe tė refuzojė FNjMTP- nė e SP i cili e ka dorėzuar kėrkesėn mė vonė. ZLKZ-ja duhet menjėherė t’i informojė subjektet politike nė mėnyrė tė duhur. c) mė sė largu 48 orė pėrpara fillimit tė ngjarjes sė planifikuar publike, tė refuzojė FNjMTP-nė nė rast se : - policia rekomandon qė tė bėhet kjo, apo - FNjMTP-ja nuk respekton kėtė Rregull apo legjislacionin tjetėr nė fuqi. 4.4 Subjekti politik i certifikuar qė ka marrė pėrgjigje negative nga njė ZLKZ nė kėrkesėn pėr mbajtjen e tubimit publik si nė 4.3(b) te kėsaj rregulle, mund tė ushtrojė ankesė ndaj atij nė PZAP. 4.5 Subjekti politik i certifikuar do ta mbajė tubimin publik duke i respektuar tė gjitha parimet ligjore me tė cilat rregullohen tubimet publike. 4.6 ZLKZ-ja duhet tė mbajė shėnime pėr tė gjitha FNjMTP-tė e marra dhe kopjet e letėrkėmbimit me shkrim me subjektet politike dhe policinė, pėr ēdo referim nė tė ardhmen. 4.7 ZKZ-ja ėshtė pėrgjegjės tė mbajė koordinim tė vazhdueshėm me policinė dhe tė informoj pėr ēdo shkelje tė Kodit tė Sjelljes pėr subjektet politike dhe pėrfaqėsuesit e tyre qė mund tė ndodhin gjatė tubimeve publike. Raportet e policisė nė lidhje me prishjen e ndonjė ngjarje politike i vihen ne dispozicion KQZ-sė dhe PZAP-it. Ēdo shkelje serioze duhet qė menjėherė tė raportohet nė PZAP pėr veprim tė mėtejshėm nga ana e tyre. 4.8 Mosmarrėveshjet nė lidhje me mbajtjen e ndonjė ngjarje politike nė vendet publike mund tė shqyrtohen dhe zgjidhen nga PZAP-i. Neni 5 Te drejtat e subjekteve politike gjatė mbajtjes sė tubimeve politike 5.1 Gjatė periudhės sė fushatės sė zgjedhjeve, subjektet politike tė certifikuara kanė tė drejtė tė: (a) organizojnė dhe mbajnė tubime publike, tryeza tė rrumbullakėta, konferenca pėr shtyp, intervista, fjalime ose ndonjė aktivitet tjetėr tė ngjashėm, pėrmes tė cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre me qėllim tė fitimit tė pėrkrahjes nga votuesit e tyre; (b) publikojnė dhe shpėrndajnė afishe, reklama dhe material tjetėr lidhur me njė fushatė zgjedhore, dhe (c) tė bėjnė fushatė pėrmes cilitdo operator televiziv, tė radios apo kabllor, gjithashtu edhe pėrmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose ēdo lloj mjeti tjetėr reklamues. (d) Subjektet e certifikuara politike aktivitet e tyre zgjedhore duhet t’i bėjnė nė pajtueshmėri me rregullat zgjedhore tė Komisionit Qendrorė Zgjedhor (KQZ) Kodin e Mirėsjelljes tė nxjerrur nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe tė ndonjė legjislacioni tjetėr nė fuqi. 5.2 Nė fushatėn e zgjedhjeve tė asnjė subjekti politik tė certifikuar nuk mund tė pėrfshihen kategoritė e tė punėsuarve nė; Institucionet shtetėrore dhe publike, Forcat e Sigurisė sė Kosovės (FSK), Policia e Kosovės dhe personeli i tyre, organizatat bamirėse dhe fetare, pėrfaqėsuesit e bashkėsive fetare, KQZ-ja, Sekretariati i KQZ-sė dhe Komisionet Komunale tė Zgjedhjeve (KKZ) dhe pėrfaqėsuesit e organizatave tė mjeteve tė informimit masiv, kur ata janė tė angazhuar nė aktivitetet e tyre profesionale si dhe personat tė cilėt nuk i kanė mbushur 18 vjet nė Ditėn e Zgjedhjeve. Neni 6 Pjesėtarėt e armatosur tė njėsisė pėr mbrojtje nga afėrsia nė tubimet publike Anėtarėt e njėsisė pėr mbrojtje nga afėrsia, tė autorizuar nga autoriteti i ligjit nė fuqi pėr bartjen e armėve, tė cilėt janė nė detyrė, identifikohen paraprakisht nė ēdo tubim dhe pas kėrkesės sė zyrtarit tė pranishėm tė Policisė sė Kosovės. Tė gjitha armėt qė mbahen duhet tė mbahen tė fshehura. Neni 7 Tubimet e paautorizuara publike 7.1 Ēdo tubim publik i mbajtur pa e dorėzuar FNjMTP-nė ose pas refuzimit tė FNjMTP- sė nga ZLKZ-ja ose policia, ėshtė i paautorizuar dhe do tė konsiderohet shkelje e kėsaj rregulle. 7.2 Nėse ZLKZ-ja ose zyrtarėt e Policisė sė Kosovės hasin nė tubim publik tė paautorizuar, ata duhet ta informojnė PZAP-in pėr hollėsitė e tubimit publik: pėr kohėn, vendin, numrin e pjesėmarrėsve nė atė tubim publik, pėr subjektin politik qė e mban tubimin publik, si dhe ēdo informatė tjetėr relevante lidhur me atė tubim publik. Neni 8 Veprimet e ndaluara para dhe gjatė ditės sė zgjedhjeve 8.1 Gjatė periudhės 24-orėshe para hapjes sė vendvotimeve pėr zhvillimin e votimeve, e deri nė mbyllje tė tyre, subjekteve politike dhe pėrfaqėsuesve tė tyre u ndalohet kryerja e ēfarėdolloj aktiviteti qė lidhet me fushatėn e zgjedhjeve, siē janė: a) mbajtja e takimeve pėr qėllime tė fushatės sė zgjedhjeve; b) shpėrndarja ose ekspozimi i ēfarėdolloj materiali nė cilėndo qendėr tė votimit, ose brenda hapėsirės prej njėqind (100) metrash pėrreth, me qėllim tė ndikimit nė votues ose tė kėrkimit tė mbėshtetjes nga personat qė hyjnė nė qendrat e votimit pėr tė votuar; c) shfrytėzimi i megafonave ose i sistemeve tė tjera pėr t’iu drejtuar publikut kudo qoftė nė Kosovė me qėllim tė ndikimit nė votues, ose organizimi i ēfarėdo manifestimi, procesioni ose demonstrate tė natyrės politike ose pjesėmarrja nė tė; d) shitja, furnizimi, blerja, shėrbimi ose konsumimi i pijeve alkoolike mė afėr se njėqind (100) metra nga cilado qendėr e votimit nė ditėn e zgjedhjeve; e) shfrytėzimi i mediave lokale ose ndėrkombėtare me qėllim tė ndikimit nė votues; f) zhvillimi i ēfarėdolloj fushate tė zgjedhjeve nė objektet e qendrės sė votimit; g) mbajtja e kartelave tė zgjedhjeve, distinktivėve ose e shenjave tė tjera tė zgjedhjeve nga anėtarėt e kėshillit tė vendvotimit, vėzhguesit e akredituar ose votuesit nė Ditėn e Zgjedhjeve qė promovojnė njė subjekt tė caktuar politik. 8.2 Rezultatet e anketave tė hulumtimit tė opinionit publik ose analizat nė lidhje me qėllimet e votimit tė zgjedhėsve nė zgjedhje, nuk duhet tė publikohen ose t’i kumtohen publikut gjatė kėsaj periudhe, duke filluar pesė (5) ditė para hapjes sė vendvotimeve dhe duke pėrfunduar me mbylljen e votimeve. 8.3 Tė gjitha SP tė cilat nuk kanė larguar materialet e fushatave tė tyre zgjedhore tė vendosura brenda dhe rreth cilitdo VV ose QV nė rreze prej 100 metra, ēfarėdo materiali i tillė i mbetur 24 orė para fillimit tė votimit. Subjektet politike tė cilave i ėshtė gjetur ndonjė material tė fushatės zgjedhore pas afatit kohor tė vendosur duhet tė raportohen nė PZAP pėr shkelje tė kėsaj rregulle dhe legjislacionit nė fuqi. Neni 9 Sanksionet Pėrveē pėrgjegjėsisė individuale pėr cenimin e cilėsdo dispozitė tė Rregullės pėr Fushatėn e Zgjedhjeve dhe Njoftimit pėr ngjarje Politike, qė ėshtė e ndėshkueshme me Kodin Penal tė Kosovės, cenimet gjithashtu mund t’i referohen Panelit Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa. Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa mund t’i shqiptojė sanksione subjektit politik qė ka shkelur dispozitat e kėsaj rregulle. Neni 10 Dispozita kalimtare dhe pėrfundimtare 10.1 Me hyrjen ne fuqi te kėsaj rregulle, shfuqizohet Rregulla Nr. 13/2009 Fushata e Zgjedhjeve dhe Njoftimi pėr Ngjarjet Politike, e datės 25.06.2009. 10.2 Pjese pėrbėrėse e kėsaj Rregulle ėshtė edhe shtojca; Shtojcat – I Formulari pėr Tubime Publike Neni 11 Hyrja nė fuqi Kjo rregull hyn nė fuqi mė datė 02.07.2013. Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Valdete Daka 1