Nė bazė tė nenit 29 dhe 20 tė Ligjit nr. 03/L-072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) tė Ligjit nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe Ligjit nr. 03/L-256 p?r Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit nr. 03/l-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datė 02.07.2013, nxjerr: RREGULLĖN ZGJEDHORE NR. 10/2013 RAUNDI I DYTĖ I ZGJEDHJEVE PĖR KRYETARĖ TĖ KOMUNAVE Neni 1 Dispozitat e Pėrgjithshme Kjo rregull ka pėr qėllim tė rregullojė: vėzhguesit e zgjedhjeve, emėrimin e kėshillave tė vendvotimit, Listėn Votuese, Votimin dhe numėrimin brenda vendvotimeve, votimin e personave me nevoja dhe rrethana te veēanta, si dhe kufizimin e shpenzimeve te fushatės dhe deklarimin financiar tė partive politike pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave. Neni 2 Pėrkufizimet 2.1 Me Raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave - nėnkuptohen zgjedhjet qė zhvillohen ndėrmjet dy kandidatėve tė cilėt nė zgjedhjet pėr kryetarė tė komunave kanė fituar numrin mė tė madh tė votave, nė komunėn ku asnjė kandidat nuk ka fituar sė paku 50% plus njė (1) votė tė numrit tė pėrgjithshėm tė votave tė vlefshme tė hedhura nė atė komunė nė pajtim me nenin 9.6 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės. 2.2 Me Periudhė tė fushatės pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave - nėnkuptohet periudha kohore e pėrcaktuar me vendim tė KQZ-sė, pėr t’i lejuar subjektet politike qė tė zhvillojnė fushatėn e tyre tė zgjedhjeve pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave. Neni 3 Procedurat e zbatueshme Tė gjitha dispozitat nė Rregullat pėrkatėse tė zgjedhjeve tė KQZ-sė janė tė zbatueshme gjatė zhvillimit tė raundit tė dytė tė zgjedhjeve pėr Kryetarė tė Komunave, pėrveē nėse ato janė zėvendėsuar ose ndryshuar nė mėnyrė specifike nga kjo Rregull. Neni 4 Vėzhguesit e zgjedhjeve 4.1 Vėzhguesit, e akredituar para ditės se zgjedhjeve te Raundit te parė, mund tė vėzhgojnė raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave. 4.2 Pėrfaqėsuesit e subjekteve politike tė certifikuara, OJQ-ve, organizatave qeveritare dhe ndėrqeveritare, organizatave ndėrkombėtare qė janė tė specializuara dhe tė angazhuara nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, vendeve tė huaja apo mediave, mund tė aplikojnė nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) pėr t’u akredituar pėr vėzhgimin e raundit tė dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave, ose nėse tashmė janė tė akredituar si organizatė e vėzhguesve, mund tė dorėzojnė kėrkesėn pėr akreditim tė vėzhguesve shtesė, jo mė vonė se pesė (5) ditė para Ditės sė Zgjedhjeve. Neni 5 Emėrimi i Kėshillave tė Vendvotimeve 5.1 Nė secilin vendvotim do tė shėrbejė njė (1) ekip i Kėshillit tė Vendvotimit (KVV), i cili do tė reflektojė pėrbėrjen e KKZ-sė siē pėrcaktohet nė nenin 74.1 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės. Pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave neni 74.2 i Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės nuk ėshtė i zbatueshėm. 5.2 Sekretariati i KQZ-sė do tė kėrkojė nga subjektet politike tė konfirmojnė Listėn e emėruar tė anėtarėve tė KVV-sė nga Raundi i parė dhe t’i propozojnė ndryshimet eventuale, dhe t’ia paraqes KQZ-sė pėr miratim jo me vone se katėrmbėdhjetė (14) dite para ditės se zgjedhjeve. 5.3 Tė dy kandidatėve tė cilėt garojnė nė raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave duhet t’iu lejohet t’i kenė pėrfaqėsuesit e tyre nė KVV, sipas vendimit tė KQZ-sė. Subjektet politike tė kandidatėve duhet t’i nominojnė pėrfaqėsuesit e tyre. Nėse nuk ka nominime tė mjaftueshme tė pranuara nga ai subjekt politik, atėherė pėrbėrja e KVV-sė mbetet ashtu siē pėrcaktohet nė nenin 5.1 te kėsaj rregulle. 5.4 KQZ- do t’i emėrojė 10% tė numrit tė pėrgjithshėm tė anėtarėve te KVV-ve, tė pėrcaktuar nė nenin 79.1 te LZP, si anėtarė rezervė tė KVV-sė. Anėtarėt rezervė tė KVV-ve duhet tė zgjedhėn nga mesi i anėtarėve tė KVV-ve qė kanė shėrbyer nė ekipet e numėrimit dhe/ose nė ekipet e votimit apo si anėtarė rezervė pėr zgjedhjet komunale. 5.5 KQZ-ja do t’i emėrojė ekipet e KVV-sė, jo mė vonė se shtatė (7) ditė para ditės sė zgjedhjeve, nė bazė tė rekomandimeve qė merren nga ZLKZ-tė. Neni 6 Lista e votuesve Lista e njėjtė e votuesve qė ėshtė shfrytėzuar pėr zgjedhjet komunale, do tė pėrdoret pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave. Neni 7 Votimi dhe numėrimi brenda vendvotimeve 7.1 Nė ato komuna ku do tė zhvillohet raundi i dytė i zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave, numri i qendrave tė votimit dhe lokacionet e tyre duhet tė jenė tė njėjta, ashtu siē kanė qenė nė zgjedhjet komunale. 7.2 Anėtarėt e KVV-sė do tė ndėrmarrin dy veprimet, si ekip i votimit dhe si ekip i numėrimit. 7.3 Me qėllim tė pėrputhjes se rezultateve tė vendvotimit, gjatė raundit tė dytė te zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave do te pėrdoret formulari i pėrputhjes sė te dhėnave dhe i rezultateve (FPR), njė kopje e te cilit i ėshtė bashkėngjitur kėsaj Rregulle si Shtojca 1. 7.4 Votuesi do tė votojė duke e shėnjuar njėrin prej kandidateve ne fletėvotim, nė mungesė te fletėvotimeve tė printuar me emrat e kandidatėve qė garojnė pėr Raundin e dytė, votuesit do te votojnė duke shėnjuar ne fletėvotim, ose numrin e kandidatit, emrin dhe mbiemrin e kandidatit, dhe/ose emrin e subjektit politik te kandidatit. 7.5 Fletėvotimi do tė konsiderohet i pavlefshėm ashtu siē pėrcaktohet ne nenin 21.10 te Rregullės se Zgjedhjeve te KQZ-se nr. 09/2013 " Votimi, Numėrimi nė Vendvotim dhe Menaxhimi i Qendrės sė Votimit ". Pėrveē tjerash, nėse emri dhe mbiemri i kandidatit, numri i kandidatit ose emri i subjektit politik te shkruar ne fletėvotim nuk janė te kandidatit te njėjte, fletėvotimi ėshtė i pavlefshėm, Neni 8 Votimi jashtė Kosovės Te gjithė votuesit te cilėt janė regjistruar me sukses si votues pėr votimin jashtė Kosovės mund tė votojnė pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave, nėse i pėrkasin komunės ne te cilėn do te mbahet raundi i dytė i zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave. Neni 9 Votimi i personave me nevoja dhe rrethana te veēanta Vetėm votuesit me zotėsi juridike te cilėt janė regjistruar me sukses si votues VPNRRV pėr Zgjedhjet Komunale ne pajtim me nenin 3.1 te Rregullės se Zgjedhjeve nr. 04/2013 Votimi i personave me nevoja te veēanta, mund te votojnė ne ato komuna ku do te mbahet raundi i dytė i zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave. Neni 10 Kufizimi i shpenzimeve tė fushatės dhe deklarimi financiar Pėrveē kėrkesave tė pėrcaktuara nė Rregullėn e Zgjedhjeve nr.12/2013 Kufizimi i shpenzimeve tė fushatės dhe deklarimi financiar, tė gjitha subjektet politike, kandidatėt e te cilave janė kualifikuar pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave, duhet t'i dorėzojnė Zyrės formularin e kompletuar tė Deklarimit Financiar tė fushatės, pėr periudhėn qe fillon nga dita e parė pas ditės se zgjedhjeve tė raundit te parė dhe qė pėrfundon me ditėn e zgjedhjeve te raundit te dyte te zgjedhjeve pėr kryetare te komunave, jo me vone se dyzet e pese (45) dite kalendarike pas kėtyre zgjedhjeve. Neni 11 Dispozitat kalimtare pėrfundimtare 11.1 Me hyrjen nė fuqi tė kėsaj rregulle, shfuqizohet Rregulla Zgjedhore numėr 10/2009 Raundi i Dytė i Zgjedhjeve pėr Kryetarė tė Komunave, e datės 29.06.2009. 11.2 Pjesė pėrbėrėse e kėsaj rregulle ėshtė edhe: Shtojca - I Formulari i Pėrputhjes sė tė Dhėnave dhe Rezultateve (FPR) Neni 12 Hyrja nė fuqi Kjo rregull hyn ne fuqi me datė 02.07.2013. Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Valdete Daka 1