Tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve për kryetar në fletëvotimin e zgjedhjeve në Podujevë

02/03/2020

Prishtinë, 02 mars 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.

Në këtë aktivitet, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e subjekteve politike, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka foli për përgatitjet që është duke i bërë KQZ-ja për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Më tej kryetarja Daka ftoi subjektet politike, kandidatët që t’iu përmbahen legjislacionit dhe rregullave zgjedhore në fuqi, në mënyrë që t’i kontribuojnë zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësuesit e subjekteve politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Renditja në fletëvotim do të jetë si në tabelën vijuese: 

 

Renditja në fletëvotim Kandidati për kryetar dhe subjekti politik
10 NAIM FETAHU

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

11 NEXHMI RUDARI

LIDHJA DEMOKRTIKE E KOSOVËS

12 SHPEJTIM BULLIQI

LËVIZJA VETËVENDOSJE!