Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2024) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend
Prishtinë, 22 tetor 2024 – Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2024) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.
Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2024, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/