Njoftim nga mbledhja e 56-të: KQZ vazhdon përgtitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës
![KQZ 2024 10 14](https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2024/10/KQZ-2024-10-14.jpg)
Prishtinë, 14 tetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 53-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në fillim të mbledhjes u prezantua raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendi ne Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 7,227 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6,634, ndërsa 593 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
Gjithashtu, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, janë pranuar 892 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (703 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org dhe 189 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 866 kërkesa, ndërsa 26 të tjera janë refuzuar.
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, ka filluar programi orientues i trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Deri më tani, seancat e trajnimit janë mbajtur me anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga regjioni i Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës. Gjatë kësaj jave pritet të përmbyllet programi i trajnimit edhe për komunat nga regjioni e Prishtinës.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ shqyrtoi dhe miratoi qarkoren buxhetore 2025/02.