Njoftim nga mbledhja e 16-të e KQZ-së

Prishtinë, 25 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajt mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbldhje u prezantua raport përmbledhës pas ditës së zgjedhjeve për aktivitetet të cilat janë zhvilluar në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe aktivitetet pasuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas këtij raporti, në Qendrat Komunale të Numërimit, nga 11 deri më 21 shkurt, është zhvilluar procesi i numërimit të votave të knadidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike të evidentuara në formularët e rezultateve të plotësuara në vendvotime.
Pas përfundimit të numërimit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezulateve janë pranuar materialet zgjedhore të vendvotimeve në të cilat është zhvilluar procesi zgjedhor më 9 shkurt 2025.
Po ashtu, u njoftua se më 22 shkurt në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka
Filluar procesi i skanimit të listave të votuesve në të cilën nënshkruhen votuesit të cilët marrin pjesë në procesin e votimit. Sipas ecurisë, nga 22 deri më 25 shkurt, në orën 12:00, pocesi i skanimit ka përfunduar në 6 komuna, apo në 35.13% (890) e vendvotimeve.
Në mbledhjen e KQZ-së u prezantuan edhe të dhëna nga procesi i vlerësimit të zarfeve me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.
Gjatë procesit të vlerësimit, i filluar më 9 shkurt dhe i përfunduar më 24 shkurt, janë vlerësuar 68,715 pako me fletëvotime, të cilat janë pranuar në kutitë postare të KQZ-së nga 9 janar deri më 8 shkurt 2025.
Pas procesit të vlerësimit, janë aprovuar 63,667 pako me fletëvotime, ndërkaq janë refuzuar 4,898, për këto arsye:
- 2,876 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor 2024);
- 311 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim);
- 29 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasur pullë/vulë postare;
- 139 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatë regjistrimit;
- 179 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim;
- 432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka munguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajtur vetëm fletëvotimin;
- 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhe nuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit;
- 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë.
- 19 – votim fizik dhe dërgim me postë i pakos me fletëvotim.
