Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin italian, De Rui
20/02/2025

Prishtinë, 20 shkurt 2025 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Antonello De Rui.
Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin Italian për ativitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave të kandidatve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, ku deri më tani janë numëruar vendvotimet e 31 komunave.
Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin Italian edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës.
Ambasadori italian përgëzoi KQZ-në dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhje të rregullta dhe demokratike.
