Fillon numërimi në QNR i fletëvotimeve nga votimi përmes postës

Prishtinë, 28 shkurt 2025, 12:00 – Të premtën, pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve (43) nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.
Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net
Të gjithë shtetasit e Kosovës që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga 23 kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh
