Periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës: 13 janar – 21 janar

10/01/2021

Prishtinë, 10 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përmbyllet më 21 janar 2021, në orën 18:00.

Të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët do të publikohen së shpejti në ueb faqen e KQZ-së.