Njoftim

14/03/2020

Prishtinë, 14 mars 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konsideron të nevojshme të njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës se pasditen e së shtunës (14 mars 2020) ka kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi shtyrjen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë, të parapara të mbahen më 15 mars 2020.

Kjo kërkesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë pas rekomandimit të institucioneve përgjegjëse dhe profesionale, si Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë (14 mars 2020) që “të pezullohen përkohësisht zgjedhjet e 15 mars 2020 në Podujevë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Republikën e Kosovës”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas pranimit të Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për shtyrjen e datës së këtyre zgjedhjeve, ka vendosur që të ndërpresë zbatimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve.