Kryetarja e KQZ-së priti në takim ushtruesin e detyrës së shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë

20/01/2021

 

Prishtinë, 19 janar 2021 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim ushtruesin e detyrës së shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl.

Kryetarja Daka shprehu mirënjohje për rolin ndër vite të OSBE-në në vendin tonë. Ajo poashtu falënderoi OSBE-në për angazhimin në proceset zgjedhore në të kaluarën.

Duke theksuar bashkëpunimin e mirë OSBE-KQZ në forcimin e proceseve zgjedhore dhe gatishmërinë për përkrahje te vazhdueshme, z. Wahl i uroi sukses Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.