Sot mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në 21 Komuna

14/11/2021

 

Prishtinë, 14 nëntor 2021 – Sot, 4 javë pas zgjedhjeve të 17 tetorit, mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Sipas listës përfundimtare të votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të dretë vote në këto 21 komuna është: 1 milion e 260 mijë e 571 votues.

Numri i qendrave të votimit në këtë raund të dytë të zgjedhjeve është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime.