PERIUDHA E KONFIRMIMIT DHE KUNDËRSHTIMIT TË LISTËS VOTUESE

03/05/2019

Periudha e Konfirmimit dhe Kundërshtimit është periudha gjatë së cilës Lista e Votuesve do të bëhet publike për konfirmim dhe kundërshtim. 

Gjatë kësaj periudhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson të gjithë votuesve të regjistruar që ta sfidojnë Listën e Votuesve për Zgjedhjet Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, që do të mbahen me datën 19 maj 2019.

Të interesuarit mund ta shikojnë Listën e Votuesve në Zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve çdo ditë pune, prej datës 3  maj 2019, deri me datën  8 maj 2019.  

Çdo votues me të drejtë vote në Republikën e Kosovës ka të drejtë që të shikojë Listën e Votuesve dhe ta informoj zyrtarin ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për çfarëdo lëshimi apo parregullsie.

Verifikoni emrin tuaj, verifikoni emrin e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë të përfshirë në Listën  e Votuesve!

Që të mund të keni qasje në Listën e Votuesve, ju duhet të tregoni para zyrtarit ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj një dokument valid identifikimi: letërnjoftimin, dokumentin e udhëtimit apo patentë shoferin.

Çdo votues me zotësi juridike që është regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, mund ta shqyrtoj Listën Votuese në ueb faqen e KQZ-së: Lista preliminare e votuesve jashtë Kosovës.

Ju mund t’i adresoni Gjykatës së Shkallës së Parë një parashtresë (Kliko këtu), me të cilën kërkoni përjashtimin apo përfshirjen e ndonjë emri në Listën e Votuesve. Ju duhet t’i parashtroni qartë faktet dhe të ofroni çfarëdo dëshmie që mbështet pohimin tuaj.