KQZ publikon uebin e veçantë për rezultatet preliminare: zgjedhjet2021.org

17/10/2021

 

Prishtinë, 17 tetor 2021, 10:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi uebin e veçantë për të transmetuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe për publikimin e rezultateve preliminare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe rezultateve preliminare të subjekteve politike të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Përmes këtij aplikacioni, KQZ-ja njoftoi lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime në tri periudha kohore (11:00; 15:00; dhe 19:00) dhe në mënyrë të detajuar për çdo vendvotim.

Po ashtu, ky aplikacion shërbeu edhe për publikimin e rezultateve preliminare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.