Shpallet data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

06/01/2021

Prishtinë, 6 janar 2021 – U. d. së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur dhe caktuar datën 14 shkurt 2021 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është udhëzuar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.