KQZ shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Dragashit

16/12/2021

Prishtinë, 16 dhjetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës.  

Në rend dite ishte shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

Vërejtje: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.