KQZ fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës

08/02/2020

Prishtinë, 8 shkurt 2020 – Pas shpalljes të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, 15 mars 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje dhe mori disa vendime lidhur me procesin e përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në fillim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim:

  • Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 shkurt dhe perfundon më 17 shkurt 2020;
  • Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020;
  • Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt 2020;
  • Periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
  • Periudha e apklikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt dhe përfundon më 1 mars 2020;
  • Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
  • Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020;
  • Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020;
  • Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020;
  • Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon më 6 mars 2020;

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 491 mijë e 517 euro.