main-bg

Zyra për RPPC

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka themeluar Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (“Zyra”). Zyra është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrit të partive politike, certifikimin e të gjitha subjekteve politike që do të përfshihen në fletëvotim dhe kufizimin e shpenzimeve të fushatave dhe dispozitave për deklarim financiar.  Zyra udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv i cili i raporton drejtpërdrejt KQZ-së.


Kërkesat për regjistrimin e partive politike mund të dorëzohen në Zyrë në çdo kohë, prej të Hënës deri të Premten gjatë orëve të rregullta të punës (08:00 – 16:00).


Zyra gjendet në ndërtesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, Rr. Migjeni p.n.


Informatat për aplikim për regjistrim të partisë mund ti merrni në linkun Zyra për RPPC nën linkun Regjistrimi i Partive Politike apo në numrin e telefonit: 038/211-995 dhe në e-mail: valmira.selmani@kqz-ks.org