main-bg

Zgjedhjet komunale 2007

Zgjedhjet e vitit 2007, u mbajtën më 17 nëntor. Numri i votuesëve në këto zgjedhje ishte 1.454. 174. Kurse, më 8 dhjetor, u zhvillua rundi idytë për Kryetar të Komunave. Pjesmarrja në votime për Kuvendin e Kosovës: 54%. Për Kuvendet Komunale: 39.4%. Për Kryetar të Komunave: 395. Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës, zgjedhjet për Kuvendet Komunale: votë për subjektin dhe votim deri në 10 kandidatë; zgjedhjet pë Kryetar të Komunave: votë vetëm për një kandidat, u zhvilluan me lista të hapura. Për herë të parë, u vendos ‘pragu elektoral’ prej 5%. 


Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, u zhvilluan si një zonë elektorale. Zgjedhjet për Kuvendet Komunale, u zhvilluan në 30 zona elektorale. Dhe, zgjedhjet për Kryetar të Komunave, gjithashtu në 30 zona elektorale. Zgjedhjet siguruan 100 deputet ëpr Kuvendin e Kosovës, për Kuvendet Komunale 920 këshilltar, për Kryetar të Komunave 30 dhe, u bënë emërime në pesë komuna/ katër kryetar të komunave të emëruar. Vende të rezervuara për Kuvend të Kosovës: 20. Kurse 1/3 e kandidatëve, është përcaktuar në bazë të gjinisë së kundërt. Në këto zgjedhje, u votua në 2.323 vendvotime dhe, kishte  621 qendra votuese. Për votim me nevoja të veqanta, u organizuan 108 ekipe, për 6.372 votues. Këto zgjedhje i vëzhguan, 27.000 vëzhgues.


Numri i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë votuar për kryetar komune, në total ka qenë gjithsejt: 612. 513. Pejsmarrja në votime në Kosovë ishte 41.74% kurse gjithsejt: 39.07%. Në Kosovë kanë votuar 607.022 veta. Fletvotime përmes postës ishin gjithsejt 5. 491. Gjatë votimit, janë numruar 589.050 fletvotime të vlefshme, ndërkaq 12.699 të pavlefshme ose 2.07%. Fletëvotime të paplotësuara, janë verifikuar 10.769 ose 1.76%.


Rezultatet