main-bg

Votimi me Nevoja të Veçanta

ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS


22 tetor 2017


REGJISTRIMI PËR VOTIM PËRMES EKIPEVE MOBILE TË PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

 

Fillon me 23 gusht dhe përfundon me 7 tetor 2017


Të gjithë qytetarët më të drejtë vote, të cilët për shkak të aftësive të tyre të veçanta nukmund të dalin për të votuar në vendvotimin e tyre, kanë të drejtë të kërkojnë votimin përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i përkushtuar që këtyre kategorive të votuesve t’ju ofrojë asistencë për të votuar në qendrën e tyre të votimit apo shtëpitë e tyre.


Për të realizuar këtë të drejtë, ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit (shkarko këtu), i cili mund të shkarkohet nga ueb-faqja e KQZ-së www.kqz-ks.org  ose të merret në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.


Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe një kopje të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta.


Këto dokumente duhet t’i dorëzoni në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 7 tetor 2017.


Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555