main-bg

Votimi Jashtë Vendit

ZGJEDHJET  LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

22 TETOR 2017

VOTIMI PËRMES POSTËS


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.


Për Zgjedhjet Lokale, janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës dhe një për Kuvend Komunal.


Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.


Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.


Për të shkarkuar broshurën e kandidatëve të radhitura sipas subjekteve politike, ju mund të klikoni këtu: Broshura e Kandidatëve.


Të gjithë aplikuesit që suksesshëm janë regjistruar si votues jashtë Kosovës (kliko këto – Lista e Votuesve jashtë Kosovës)  kanë të drejtë për të votuar, duke plotësuar fletëvotimin.

  • Fletëvotimin për Kryetar të Komunës  dhe Fletëvotimin për Kuvend Komunal të plotësuar vendoseni në zarfin e fshehtësisë të pranuar përmes postës ose një zarf tjetër të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj. 
  • Zarfin e fshehtësisë dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit me adresën e shtypur të KQZ-së ose një zarf tjetër ku shënohet adresa e KQZ-së.


Adresa e plotë e KQZ-së është:


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimet mund t’i merrni nga burimet e mëposhtme:

  • Në ueb faqen e KQZ-së Fletëvotimin për Kryetar të Komunës dhe Fletëvotimin për Kuvend Komunal
  • Sipas kërkesës suaj, përmes email-it, ovpp@kqz-ks.org, vjk.2017@kqz-ks.org dhe ogpp@kqz-ks.org
  • Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu
  • Duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës. Për të shikuar listën e pikave shpërndarëse dhe adresat e tyre, ju lutem klikoni këtu
  • Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit Përmes Postës:

  + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200


Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 20 tetor 2017.