main-bg

Anëtaret e KQZ-së

Valdete Daka

Valdete Daka

Kryetare e KQZ-së

Valdete Daka, lindi më 19.04.1961 në Mitrovicë. Ka studiuar Shkencat Juridike në Universitetin e Prishtinës. Në aktivitetet studiuese, ka mbaruar provimin e Judikaturës.

Në periudhën kohore 1985-1986, ka punuar referente për përgaditjen e seancave në Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kryetarja e KQZ-së znj. Valdete Daka është gjyqtare e karrierës. Prej vitit 1986-1992, ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Prizrenit, në lëminë penale dhe për të mitur. Prej viti 2000-01, ka punuar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prizren. 

Nga viti 2001-02, ka punuar trajnuese gjyqësore në IGJK ( Instituti Gjyqësor i Kosovës). Nga viti 2003, punon gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prizren në lëmin penal dhe për të mitur. 

Më 16.02.2010, znj. Daka është zgjedhur gjyqtare në Gjykaten Supreme të Kosoves. Pas trajnimeve tri vjeqare nga viti 2006 znj. Valdete Daka është e certifikuar nga Këshilli i Evropës si trajnuese për gjyqtar dhe prokuror lidhur me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Njëkohsishtë, është edhe eksperte e certifikuar në këtë lami.

Kryetarja e KQZ-së znj. Valdete Daka, është edhe anëtare e Bordit Drejtues të Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës si dhe trajnuese e rregullt e Institutit Gjyqësor të Kosovës në lëminë Penale dhe në fushën e të Drejtave të Njeriut. Është edhe trajnuese e kandidatëve për gjyqtar të ardhshëm dhe për provimin e Judikaturës. 

Poashtu, znj. Daka është edhe anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionere në Komisionin e Pavarur për Emërime dhe Zgjedhje të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.


Flet këto gjuhë:

1. Shqip

2. Anglisht

3. Serbisht

4. Turqisht

Aftësit në kompjuter:  Microsoft office, Word, Excel dhe Power Point