main-bg

Periudha e Sfidimit dhe Kundërshtimit të Listës së Votuesve

ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS


22 TETOR 2017


Periudha e Konfirmimit dhe Kundërshtimit të Listës së Votuesve


Periudha e Konfirmimit dhe Kundërshtimit është periudha gjatë së cilës Lista e Votuesve do të bëhet publike për konfirmim dhe kundërshtim. 


Gjatë kësaj periudhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson të gjithë votuesve të regjistruar që ta sfidojnë Listën e Votuesve për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen me datën 22 tetor 2017.


Të interesuarit mund ta shikojnë Listën e Votuesve në Zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve çdo ditë pune, prej datës 29 gusht 2017, deri me datën  12 shtator 2017.


Çdo votues me të drejtë vote në Republikën e Kosovës ka të drejtë që të shikojë Listën e Votuesve dhe ta informoj zyrtarin ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për çfarëdo lëshimi apo parregullsie.


Verifikoni emrin tuaj, verifikoni emrin e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë të përfshirë në Listën  e Votuesve!


Që të mund të keni qasje në Listën e Votuesve, ju duhet të tregoni para zyrtarit ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj një dokument valid identifikimi: letërnjoftimin, dokumentin e udhëtimit apo patentë shoferin.


Çdo votues me zotësi juridike që është regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, mund ta shqyrtoj Listën Votuese në ueb faqen e KQZ-së: Lista preliminare e votuesve jashtë Kosovës.


Ju mund t’i adresoni Gjykatës së shkallës së parënjë parashtresë (Kliko këtu), me të cilën kërkoni përjashtimin apo përfshirjen e ndonjë emri në Listën e Votuesve. Ju duhet t’i parashtroni qartë faktet dhe të ofroni çfarëdo dëshmie që mbështet pohimin tuaj.