main-bg

Deri në orën 15:00 votuan 28.81% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 14 mijë e 160 votues apo 28.81%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 11 mijë  e 827 votues apo 27.80%.

Konferenca e radhës do të mbahet në orën 19:30 dhe ka të bëjë me mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje.