main-bg

KQZ-ja shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave

Në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar në 17 komuna si dhe Rezultatet Përfundimtare të rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit. Rezultatet Përfundimtare të raundit të dytë u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë.

Në këto rezultate përfundimtare nuk përfshihen rezultatet e Zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të Komunës së Istogut dhe Kllokotit, pasi nuk ka përfunduar vendosja lidhur me çështjen e ankesave.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli Rezultatet Përfundimtare edhe të rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit, që u mbajt më 19 nëntor.

Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se nga ora 15:00 (datë 29 nëntor 2017) fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Rezultatet për Kryetar të Komunave