main-bg

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së lidhur me certifikimin e Rezultateve për Kryetarë të Komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e pjesës më të madhe të Rezultateve për Kryetarë të Komunave të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën më 22 tetor. 

I. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet për Kryetarë të Komunave në 32 komuna të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën më 22 tetor:  

a.  Prej numrit të përgjithshëm të tyre, 16 komuna janë në mesin e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetar Komune më 19 nëntor (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot).

b.  Pjesë e vendimit për certifikim të rezultatit janë edhe 16 komunat tjera ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë (Deçan, Fushë Kosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut).  

II. Ndërsa, certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme:  

a.  Në mesin e këtyre 6 komunave janë Obiliqi, Kamenica dhe Istogu, në të cilat sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja do të mbahet raundi i dytë më 19 nëntor.

b.  Kurse, për komunat tjera (Drenas, Junik dhe Partesh), ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë, rezultati i tyre do të certifikohet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.