main-bg

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja, Valdete Daka.

  • Në këtë mbledhje u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 24 kutive të votimit, 21 prej tyre u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, ndërsa 3 të tjera Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Rinumërimi i tyre do të bëhet pasi këto kuti votimi nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta. 

  • Gjatë periudhës së Votimit për votuesit jashtë Kosovës (26 shtator deri më 20 tetor 2017) përmes postës janë pranuar 7 mijë e 621 pako me fletëvotime, prej tyre 6 mijë e 735 janë aprovuar. (Të bashkangjitur e gjeni listën me numrin e pakove të fletëvotimeve të aprovuara për shtete dhe të ndara sipas komunave).
  • Lidhur me raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional për organizimin e tyre. Disa nga aktivitetet e parapara me këtë plan janë si në vijim:

 

Periudha e votimit përmes postës: 4 nëntor – 17 nëntor 2017;

Fushata zgjedhore për Subjektet Politike: 13 nëntor – 17 nëntor; 


Numri i pakove me fletëvotime të aprovuara për shtete