main-bg

KQZ-ja ME VLERËSIM PËR PROCESIN E ZGJEDHJEVE LOKALE TË 22 TETORIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë për media ku paraqiti vlerësimet lidhur me procesin e Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën më 22 tetor.

Në emër të KQZ-së foli kryetarja, Valdete Daka e cila tha se Dita e Zgjedhjeve, 22 tetor, është padyshim ndër ditët më të mira për demokracinë e Kosovës dhe se si shtet i ri i kemi dhënë vendit tonë një pamje nëpër botë për zgjedhje të lira, demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare. 


Daka më tej falënderoj qyetatrët e Kosovës për pjesëmarrjen në votime; komisionerët për punën e tyre; subjektet politike dhe kandidatët që i kontribouan mbarëvajtjes së zgjedhjeve; mediat për raportimin e tyre korrekt; Shoqërinë Civile për raportimin e të gjeturave nga vëzhgimi i tyre. 


Gjithashtu, Daka falënderoi  Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KEDS-in, OSBE-në dhe IFES-in për punën e jashtëzakonisht të dobishime për procesin zgjedhor. 


Kryetarja Daka bëri të ditur se prioritet për KQZ-në është shpallja sa më shpejt që është e mundur e Rezultateve Përfundimtare për Kryetar të Komunave, në mënyrë që të arrihet përgatitja e raundit të dytë të këtyre zgjedhjeve. 


Në këtë konferencë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguroi të gjithë kandidatët, qofshin në garë për Kryetarë Komunash apo për Kuvende Komunale se do të ofrohet transparencë maksimale. 


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë së shpejti me publikimin e të gjitha kopjeve të skanimit të Formularëve të Rezultateve për Kandidatët dhe Formularëve të Rezultateve Përfundimtare. Pra, të gjithë kandidatët, qofshin në garë për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale do të mund të shohin rezultatet e tyre për secilin Vendvotim duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve të cilët kanë ardhur nga Vendvotimet.