main-bg

Njoftim për aplikim PËR AKREDITIM TË VËZHGUESVE

Ju njoftojmë se Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës mbahen me: 22 tetor 2017

Ju njoftojmë se të gjitha  subjektet politike të certifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndër-qeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtëpitë mediatike dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se mund të dërgojnë në Zyrën për RPPC kërkesën për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të individëve në emër të organizatës   është jo më vonë se tridhjetë ditë (30) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 21.09.2017.


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të  vëzhguesve të organizatave  është njëzet e pesë (25) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 26.09.2017


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave  për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve është njëzet (20) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 02.10.2017


Mediat 

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për  akreditim të mediave është pesëmbëdhjetë  (15) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 06.10.2017