main-bg

PERIUDHA PËR NDËRRIMIN E QENDRAVE TË VOTIMIT 26 Korrik – 12 Shtator

Zgjedhjet Lokale, do të mbahen më 22 tetor 2017.

Gjatë kësaj periudhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ofron mundësinë të gjithë votuesve ndërrimin e Qendrës së Votimit sipas zgjedhjes së tyre dhe sa më afër vendbanimit të tyre të përhershëm.

Votuesi mund të kërkoj ndërrimin e qendrës së votimit nga data 26 korrik 2017 deri me datën 12 shtator 2017.

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të kërkoni këto informata:

  • A jeni në listën e votuesve?
  • Në cilën qendër të votimit do të votoni?
  • Ku dhe si mund ta ndërroni qendrën e votimit?

Për tu informuar për lokacionin e qendrës tuaj të votimit dhe mënyrën e ndërrimit të saj, KQZ-ja ka vënë në shërbim të votuesve:

  • Makinën kërkuese, e cila gjendet në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në anën e majtë të së cilës ndodhet linku KU DO TË VOTOSH?. Përmes kësaj, ku ju mund të shikoni se në cilën qendër të votimit jeni caktuar që të votoni, dhe gjithashtu keni mundësi ta ndërroni qendrën e votimit përmes aplikacionit online. Për tu lidhur direkt me aplikacionin klikoni këtu”,
  • Zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhorë në komunën tuaj. Për adresat e zyrave të komisioneve komunale zgjedhore, klikoni “këtu”.
  • Listat e votuesve të vendosura në hyrje të objekteve që shfrytëzohen si qendra të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve, dhe listën e preliminare të votuesve të publikuar në objektin ku Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë zyrat.

Për informata shtesë ju mund të telefononi në linjën telefonike pa pagesë 0 800 55 555.

Gjatë kësaj periudhe Qendrën e Votimit mund ta ndërroni vetëm brenda të njëjtës komunë, ndërsa ata që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në një komunë tjetër, duhet ta informojnë QKRC-në (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e adresës së tyre. Pas ripërtëritjes së adresës në Regjistrin Civil, ndryshimi i qendrës së votimit do të pasqyrohet edhe në Listën e Votuesve.


Formulari i aplikimit për ndërrimin e QV-së